E Shtunë, 31 Tetor 2026

LEZHE / Fusha u plagos per motive pronesie

Arben Fusha i plagosur dy dite me pare ne oren 20:00, nuk ka pranuar te jape shpjegime mbi autoret e atentatit ndaj tij. Gjate marrjes ne pyetje i plagosuri Fusha eshte shprehur se "ka qene i vetem ne makine duke udhetuar ne drejtim te Shengjinit dhe se nuk ka vene re personin qe e ka qelluar me arme. Sipas tij ai nuk pasur asnje problem apo konflikte te meparshme me njeri as vete e as si familje". Policia e Lezhes ka kryer kontrolle ne zone per gjetjen e dy personave qe kane kryer atentatit dhe qe mbeten te plagosur gjate ne tentatives per tu larguar, duke u perplasur me nje makine qe vinte ne drejtim te tyre. Burime zyrtare te policise se Lezhes thane se, atentati ndaj Arben Fushes eshte kryer per motive pronesie. A. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›