Kreu i Bashkisë së Gramshit: Zyrtari i Min.Mbrojtjes më kërcënoi me armë. Reagon PD
GRAMSH – Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici denoncon publikisht një zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, me pretendimin se e ka kërcënuar me armë zjarri, pas një debati për heqjen e disa prej flamujve të Partisë Demokratike nga bulevardi kryesor i Gramshit.
Sipas kryebashkiakut të Gramshit, drejtori ekonomik në Ministrinë e Mbrojtjes, Shkëlqim Berisha, e ka goditur fillimisht me grushta dhe më pas ka nxjerrë një armë zjarri për ta detyruar të mos hiqte flamujt e PD-së të vendosur në anën e majtë të bulevardit.
Kryebashkiaku Bici tha se Partia Demokratike nuk kishte respektuar vendimin që flamujt e aleancës së djathtë të vendoseshin në anën e djathtë të bulevardit dhe punonjësit e bashkisë kishin hequr vetëm flamujt e vendosur në anën e majtë të rrugës.
Ndërkohë, Partia Demokratike, dega Gramsh përgënjeshtron pretendimet e Kryetarit të Bashkisë, Dritan Bici, se është kërcënuar me armë nga zyrtari i ministrisë.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PD dega Gramsh bën të ditur se: “Kryetari i Bashkisë së bashku me një grup militantësh të Partisë Socialiste kanë hequr dhunshëm flamujt dekorues të Partisë Demokratike, madje vetë kryetari i Bashkisë ka goditur personalisht me grushta një prej aktivistëve të Partisë Demokratike.”
Partia Demokratike, dega Gramsh bën të ditur se ka raportuar dhunën e ushtruar tek OSBE/ODIHR dhe tek autoritetet kompetente.
“Nga ana e Partisë Demokratike në Gramsh, po bëhen të gjitha përpjekjet për të zhvilluar një fushatë zgjedhore qytetare siç u ka hije qytetarëve të Gramshit, ndaj ftojmë Partinë Socialiste të qëndrojë së bashku me ne për një palë zgjedhje të qeta, të lira, demokratike e të ndershme.”- thuhet në njoftimin e PD.
(er.nu/BalkanWeb)