Kukës- Morinë, 15 punëtorë në Grevë urie
Punëtorët pretendojnë se firma maqedonase "Granit", e cila po ndërton urat në segmentin Kukës- Morinë, nuk ka plotësuar kërkesat e kontratës. Policia e Kukësit ka ndërhyrë për të shmangur konfrontimin.
KUKES- Pesëmbëdhjetë punëtorë të firmës maqedonase “Granit” e cila po ndërton urat në segmentin Kukës- Morinë, pjesë e autostradës Durrës-Kukës- Morinë kanë hyrë sot në grevë urie. Ata pretendojnë se nuk janë respektuar pikat e kontratës së nënshkruar mes tyre dhe firmës. Disa nga kërkesat e punonjësve janë pagesa e orëve shtesë, pagesa e ushqimit si dhe vënia në dispozicion të mjeteve për transportin e tyre. Kërkesat janë parashtruar që prej 6 muajsh dhe punëtorët thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga drejtuesit e firmë “Granit”. Ata kanë filluar grevën e urisë në ambientet e kampit të firmës e cila ndodhet në komunën Tërhorë të Kukësit dhe shprehen se do vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Punëtorët kanë paralajmëruar se së shpjeti do të përkrahen edhe nga 40 punëtorë të tjerë. Policia e Kukësit ka ndërhyrë për të shmangur cdo konfrontim të mundshëm mes grevistëve dhe drejtuesve të firmës.
(s.g/BalkanWeb)