E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, axhende e ngjeshur e Metes ne Athine

Gjate pjesemarrjes ne Ministerialin e OSBE qe po zhvillohet ne Athine, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z. Ilir Meta zhvilloi nje takim te vecante me Ministrin e Puneve te Jashtme te Suedise z. Karl Bildt, vendi i te cilit mban Presidencen aktuale te Bashkimit Evropian.

Ne takim u diskutua mbi progresin e Shqiperise ne procesin e integrimit evropian dhe ne liberalizimin e vizave si dhe mbi marredheniet dypaleshe dhe politiken e saj rajonale.

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z. Ilir Meta shprehu vleresimin e Qeverise shqiptare per angazhimin e suksesshem te Presidences suedeze ne avancimin e axhendes se integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor, dhe ne vecanti per mbeshtetjen suedeze per miratimin e aplikimit te Shqiperise ne takimin e Ministrave te Puneve te Jashtme te BE.

Gjithashtu, z. Meta shprehu gatishmerine e Qeverise shqiptare per te ndermarre ne kohe dhe me efikasitet te plote te gjitha reformat qe kerkon procesi i integrimit ne BE.

Ministri i Puneve te Jashtme te Suedise z. Karl Bildt, e uroi z. Meta per progresin e bere nga Shqiperia ne permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave si dhe per hapat e bere ne drejtim te integrimit evropian.

Z. Bildt shprehu mbeshtetjen e plote te Suedise per te dyja keto procese, duke theksuar se Suedia mbeshtet heqjen e vizave per shqiptaret dhe integrimin e plote te saj ne BE.

Gjithashtu, z. Bildt, vleresoi perqasjen konstruktive te politikes se jashtme shqiptare ne rajon dhe u shpreh se Shqiperia eshte nje faktor stabiliteti ne Ballkan.

***

Nderkohe, zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z. Ilir Meta u takua dhe me Sekretarin e Pergjithshem te Asamblese Parlamentare te OSBE, z. Joao Soares dhe me Drejtorin e ODHIR, Janez Lenarcic.

Soares dhe Lenarcic shprehen dhe nje here qendrimin e institucioneve qe perfaqesojne mbi zgjedhjet e 28 qershorit, duke i cilesuar ato si nje progres te dukshem dhe ne perputhje me shumicen e standardeve te OSBE/ODHIR. Nga ana e perfaqesuesve te OSBE u mirepriten hapat qe ka ndermarre Qeveria shqiptare per te risjelle Opoziten brenda Institucionit te Parlamentit si dhe u vleresua gatishmeria e saj per t'i ofruar Opozites shumicen dhe kryesimin e Komisionit Hetimor Parlamentar si dhe nje rol drejtues ne procesin e reformes zgjedhore.

Meta-Lavrov takohen ne Athine

Zevendeskryeministri Meta, gjate pjesemarrjes ne Ministerialin e OSBE qe po zhvillohet ne Athine, zhvilloi nje takim te vecante me Ministrin e Puneve te Jashtme te Federates Ruse z. Sergei Lavrov. Gjate ketij takimi u shkembyen mendime mbi zhvillimet ne rajon dhe u diskutua mbi te ardhmen e tij. Gjithashtu z. Meta dhe z. Lavrov diskutuan mbi mundesite e rritjes se bashkepunimit ne nivel dypalesh dhe mbi realizimin e disa marreveshjeve te rendesishme ne fusha me interes reciprok. Dy bashkebiseduesit shprehen mbeshtetjen per shkembimin e mendimeve edhe ne organizatat nderkombetare, ku te dy vendet jane anetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›