Kreu i Gardës: Më 21 janar do sulmohej eskorta e Kryeministrit

Artan Hoxha dje në sallën e gjyqit
“Shtuam masat për kreun e PS dhe Ina Ramën”
Kreu i Gardës: Takimet me Ndrea Prendin më 21 janar.
“Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, na garantoi për riorganizimin e policisë”
Shefi i komanduar i Gardës së Republikës, Artan Hoxha, rrëfeu dje në Gjykatën e Tiranës takimet me Ndrea Prendin gjatë demonstratës së 21 janarit 2011 dhe informacionet për një sulm ndaj eskortës së Kryeministrit. Këto fakte u pohuan gjatë dëshmisë së tij në procesin gjyqësor në ngarkim të ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, ish-gardistit Agim Llupo dhe ish-shoferit të Prendit, Margarit Kume. Dëshmitari tha se Garda e Republikës nuk kishte pasur dijeni se ç’do të ndodhte në protestë. Por, sipas tij, ishte marrë në konsideratë njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë për qytetarët e saj, ku u kërkonte të mos dilnin në rrugë gjatë orëve të protestës. Hoxha tregoi më pas për takimet dhe bisedat me ish-eprorin e tij, Ndrea Prendi, gjatë orëve të zhvillimit të demonstratës së dhunshme. Në një prej këtyre takimeve brenda godinës së Kryeministrisë, sipas dëshmitarit, ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Dëshmitari rrëfeu edhe informacionin e përcjellë nga strukturat e Policisë së Shtetit ditën e protestës, se ishte planifikuar një sulm i dhunshëm ndaj eskortës së Kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Sipas Hoxhës, në informacion ishin edhe emrat konkretë të personave që do të realizonin sulmin. Në të njëjtin informacion flitej edhe për një sulm ndaj godinës së Parlamentit rreth orës 16:00 të datës 21 janar. “Pas këtij informacioni hapëm telin me gjemba te Parlamenti dhe te banesa e Kryeministrit”, tha dëshmitari. Në lidhje me të shtënat nga Garda gjatë demonstratës, Hoxha tha se efektivët e Gardës që hapën zjarr kanë qëlluar vetëm në ajër…
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).