Rrëzohet në Francë helikopteri i destinuar për Shqipërinë, MM anulon ceremoninë

Gjashtë persona kanë vdekur nga rrezimi i një helikopteri që ishte destinuar për Shqipërinë dhe po kryente testin e fundit para se të mbërrinte në vendin tonë. Ngjarja ndodhi në një zonë malore të Provence, në Francën juglindore. Radio franceze Europe 1 ka thënë se, Cougar ishte i destinuar për ushtrinë shqiptare dhe ndërsa ishte në fluturim ai po ndiqej nga një helikopter i dytë.
Helikopteri, një Cougar, i përkiste kompanisë se aviacionit Eurocopter dhe ishte në një fluturim provë që përfshinte pilotët bashke me inxhinierët, raportojnë burimet zyrtare. Mësohet se ky ishte nje nga helikopterët e blerë nga qeveria shqiptare në kuadër të marrëveshjes për blerjen e 5 helikopterëve transportues nga kompania "Eurocopter".
Avioni zbriti reth orës 13:40 me orën lokale në Grykën Verdon, një zonë e njohur për Alpinistët. Dëshmitarët thanë se helikopteri kishte goditur një kabëll elektrik para se të zbriste në një distancë të ulët me tokën për të fluturuar poshtë lumit. Zjarrfikësit dhe një ekip alpinistesh janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe një helikopter me pajisje mjekësore.
Zëdhënësi i policisë, Benoit Gounine u tha gazetarëve se ekipet e shpëtimit kishin hasur probleme për të arritur faqen e malit ku kishtë rënë helikopteri. Helikopteri u rrëzua rreth orës 13:40 sipas orës lokale në Verdon Gorge, një zonë e populluar nga ekskursionistët.
Ndërkaq për shkak të ngjarjes, është anulluar edhe ceremonia e parashikuar me rastin e ardhjes në Aeroportin e Rinasit të dy helikopterëve të prodhuar në bazë të kontratës me kompaninë franceze "EUROCOPTER", e cila do të zhvillohej në Komandën e Forcave Ajrore në Rinas, ku do të mertë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Mediat franceze raportonin se në vendin tonë do të mbërrinin dy helikopterë të rinj të "Cougar" dhe një I llojit "EC-145" .