KLOS/ Kushëriri godet me lopatë 23-vjeçarin
KLOS – Godet me lopatë kushëririn, arrestohet. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 18:00 në Suç të Matit. Burime pranë Komisariatit të Policisë Mat thanë se Ruzhdi Muça, 40 vjeç, ka tentuar të godasë me lopatë shtetasin Tonin Muça, 23 vjeç. Sherri ka nisur për një vijë uji. Po sipas Policisë lokale, fillimisht dy kushërinjtë janë përleshur me njëri-tjetrin. Kur Ruzhdiu ka tentuar ta godasë Toninin, ky i fundit thuhet se i ka rrëmbyer lopatën dhe e ka goditur disa herë në kokë, duke e lenë pa ndjenja. Të afërmit e kanë dërguar të plagosurin rëndë në Spitalin e Burrelit dhe më pastaj është transportuar drejt Tiranës për shkak të plagëve që ka marrë, sidomos në kokë.