"21 janari", Gjykata: Armando Kasaj, i pafajshëm

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-shefin e IT-së së Kryeministrisë, Armando Kasaj.
Vendimi është marrë në seancën e sotme ku i akuzuari kishte kërkuar gjykim të shkurtuar dhe kjo kërkesë u pranua nga gjykata.
Prokuroria kishte kërkuar 2 vjet burg për Kasajn për veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetes” pro gjykata theksoi se Prokuroria nuk bëri hetimet e nevojshme për të akuzuarin.
Kasaj akuzohej për fshirjen e pamjeve filmike të demonstratës së 21 janarit 2011 nga serveri i kamerave të Kryeministrisë. Me 21 janar, në protestën e organizuar nga opozita mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dhjtëra të tjerë.