Kreu i Gjykates se Kasacionit, ne Itali vizite disa ditore ne Shqiperi
Tirane- Bashkepunimet mes vendit tone dhe Italise, jane vene serish ne qender te vemendjes dje gjate takimeve te zhvilluara me kryetarin e Gjykates se Kasacionit te Republikes se Italise, Vincenzo Carbone. I ftuar nga ana e kryetares se Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, Carbone ka theksuar se "po punohet qe edhe Shqiperia me Gjykaten e saj te Larte, te perfitoje nga pervoja e ndihmesa italiane, ne menyre qe te anetaresohet se shpejti ne rrjetin evropian te gjykatave te Kasacionit, ne menyre qe te thellohet akoma me shume kjo marredhenie jo vetem me Italine, por me te gjitha gjykatat e tjetra te Evropes". Nga ana e saj, Becaj ka theksuar se "bashkepunim mbi te gjitha, eshte ne sherbim te qytetareve te te dyja vendeve, te cilet duhet te kene besim maksimal ne organet e drejtesise, por edhe ne interes te te gjithe rajonit". Po dje Carbone ka zhvilluar edhe takim me Presidentin e Republikes, Bamir Topi, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me kryeprokuroren Ina Rama. Gjate bisedes dy paleshe, Presidenti Topi vuri ne dukje se ne kuader te permbushjes se aspirates se integrimit te Shqiperise ne familjen evropiane, zbatimi rigoroz i Kushtetutes dhe ligjeve nga institucionet gjyqesore ne vend, eshte nje detyrim perparesor, per te cilat shteti dhe institucionet shqiptare jane te angazhuara maksimalisht, ne menyre qe te rritet besimi i qytetareve shqiptare ne sistemin e drejtesise.
Topalli
Kryetarja e Kuvendit tha, se marredheniet mes Shqiperise dhe Italise jane karakterizuar gjithmone nga nje fryme e forte miqesie. "Bashkepunimi politik dhe ekonomik eshte nje baze e shkelqyer, per intensifikimin e marredhenieve edhe ne fusha te vecanta sic eshte gjyqesori", tha Topalli.
Topalli
Kryetarja e Kuvendit tha, se marredheniet mes Shqiperise dhe Italise jane karakterizuar gjithmone nga nje fryme e forte miqesie. "Bashkepunimi politik dhe ekonomik eshte nje baze e shkelqyer, per intensifikimin e marredhenieve edhe ne fusha te vecanta sic eshte gjyqesori", tha Topalli.