Aksident vdesin dy vellezer
Dy vellezer kane mbetur te vdekur si pasoje e nje aksidenti te rende automobilistik ne autostraden Tirane-Durres ne afersi te Sukthit 13 km larg qytetit bregdetar.
Policia e Tiranes beri te ditur se rreth ores 02.25 nje automjet tip Ford me targa DR 0203 F ku udhetonin tre persona u perplas me trafikndaresen dhe ka dale jashte rruge. Si pasoje ka humbur jeten ne vend 22-vjecari Arber Bezati ndersa mbeti i plagosur rende 29-vjecari Mariglen Bezati vellai i viktimes qe u dergua ne gjendje kome ne Spitalin Ushtarak. 29-vjecari humbi jeten dje ne mengjes ne spital duke mos u mbijetuar dot plageve te renda. I plagosur nga ky aksident mbeti Olsi Simsia 29 vjec i cili ishte dhe drejtuesi i automjetit. Hetimet paraprake deshmojne se ka qene Simsia qe humbi kontrollin e automjetit. Dyshohet se shkak i aksidentit mund te kete qene shpejtesia dhe lageshtira ne rruge. Brenda tri ditesh ky eshte aksidenti tjeter i rende ne autostrade. Te shtunen ne mbremje si pasoje e shpejtesise dhe lageshtires nje fuoristrade u perplas me nje trajner ku si pasoje humben jeten dy persona te se njejtes familje ndersa u plagosen rende tre te tjere.