Kreu i KLD, Cefa: Ndëshkim sa më të rëndë për autoret e krimeve

Nënkryetari i KLD-së apelon për parandalim të veprave të rënda penale, duke ashpërsuar dënimet ndaj autorëve
Duke marrë shkas nga rritja e numrit të krimeve nënkryetari KLD-së, Elvis Cefa ka kërkuar nga gjyqtarët që të ashpërsojnë dënimet ndaj autorëve të tyre.
Kjo sipas tij kjo i shërben politikës penale jo vetëm për ndëshkimin e autorëve por edhe parandalimin e krimeve të rënda. Ai ka garantuar se reforma në gjyqësor do të jetë një proces objektiv, duke bërë të mundur, që promovimi dhe transferimi i gjyqtarëve, të mbahet jashtë dhe larg çdo pazari politik dhe jopolitik.
I pranishëm gjatë analizës vjetore të punës së gjykatës së shkallës së parë të Korçës, Cefa ka theksuar se përtej rezultateve dhe shifrave, imazhi i njerëzve që japin drejtësi duhet të përmirësohet por,sidomos krijimi i bindjes tek publiku se gjyqtarët janë të pavarur dhe të paanshëm.