E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga drejt progresit, është përqendrimi te ekonomia dhe punësimi i të rinjve

23-02-2013 / Gazeta 55

Ilir Meta, takim me strukturat lokale të LRI në Lushnje

Lideri i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë dje në takimin e zhvilluar nga të rinjtë e LRI-së në Lushnje. Në fjalën e tij, Meta tha se LRI, kjo alternativë e të rinjve shqiptarë do të përfaqësohet pas 23 Qershorit në Kuvendin e Shqipërisë. “Ne besojmë se LRI, kjo alternativë e të rinjve shqiptarë dhe në 23 qershor do përfaqësohet dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Ne dimë se rruga më e mirë drejt progresit për një ecje më të shpejtë të vendit drejtë mirëqenies dhe në luftën kundër varfërisë është përqendrimi tek problemet ekonomike dhe jo tek debati për të kaluarën. Se të gjithë ju që jeni në këtë sallë keni lindur pas vitit ‘90 dhe e ardhmja duhet të ketë vrullin e 20 vjeçarëve”, tha ai.
Më tej, lideri I LSI-së theksoi se “Lushnja dhe Myzeqeja kanë mundësi që të jenë në krye të rritjes ekonomike në mbarë vendin, në krye të modernizmit të ekonomisë, bujqësisë sonë, të industrisë agro-përpunuese, në mënyrë që të gjithë të rinjtë e Lushnjes të kenë një vend pune të sigurt ne një të ardhme të shpejtë. Në mënyrë që Lushnja të jetë një ndër rrethet kryesore që prodhojnë dhe që eksportojnë produkte “made in Albania”.
Sipas tij, kjo është sfida më e madhe për një vend që kërkon të ecë më shpejt përpara.
Duke u ndalur të kontributi I forcës politike që ia drejton, Meta tha se jemi krenarë që kemi kontribuar në ndryshimin mentalitetit të politikës shqiptare, për të kapërcyer tabu të së kaluarës. Më tej, Meta tha se ne kemi një qëllim më të madh që të rinjtë e Shqipërisë të harrojnë emigrimin, dhe të kenë mundësi më të mira për të jetuar në vendin e tyre. 
“Në emër të LSI, duke shprehur përkrahje më të vendosur për të rinjtë dhe të rejat e Lushnjës për gjithë komunitetin e Lushnjes dhe mbarë Myzeqesë, ju siguroj se përmes përkrahjes që i jepni LSI, ju rrisni të gjitha shanset dhe mundësitë që kjo të kthehet në një mbështetje dhe investim për të gjithë ju dhe të ardhmen e komunitetit tuaj. LSI është forcë pozitive e konstruktive, që kujdeset për njerëzit e sidomos për të rinjtë e të rejat. Ky është gur themeli i suksesit tonë, kujdesi për njerëzit për të rinjtë e të rejat. Kujdesi për të treguar solidaritet me të gjithë ata që kanë nevojë për tu dhënë dorën për të ecur në një hap më përpara de për ta hedhur atë më shpejt”, përfundoi Meta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›