Përjashtohen nga lista e deputetëve, pjesëmarrësit e grevës së urisë, për sjellje jo të mira morale
Vendimi i pritshëm i Konventës së Edi Ramës, pas vlerësimit se s’duhen më heronj të vërtetë të së majtës, por vetëm skllevër...
Greva e urisë, unikja në llojin e vetë, e zhvilluar rreth tre vjet më parë në Bulevardin kryesor të kryeqytetit, pritet të jetë “mallkim”, të paktën për deputetët socialistë pjesëmarrës të saj. Ajo (greva e urisë) e konsideruar prej pjesëmarrësve të saj, si trampolinë e konsolidimit të pozitave në sytë e Edi Ramës, për pjesën dërrmuese të deputetëve socialistë pjesëmarrës në të, do të jetë, asgjë më shumë se fundi i karrierës së tyre. Nuk është abuzimi me qofte, si gjetje për këtë grevë urie, por sjellja morale, si pretekst, që “do u hajë kokën” pjesës dërrmues të deputetëve bujtës në çadrat e ngujimit.
Asllan Dogjani është i pari. I pasuar nga Skënder Hasa, së bashku edhe me Gazmir Bizhgën, Shegushe Ligorin, Agim Lekën, Ervin Koçin, Fatos Tushen, Arben Ahmetaj, Eltar Dedën..., e ndonjë tjetër, Asllan Dogjani, thjesht dhe vetëm duhet “të ngushëllojë veten”, se nuk është “i vetmi trim në luftë”, e thënë ndryshe, viktima i radhës, i mashtruar prej Edi Ramës.
Konferenca Kombëtare e Programit të PS-së, me dy kokë, e nisur dje për të sosur sot, duket se me karshillëkun e Vasilika Hysit, Fidel Yllit, Ermonela Felaj, Sajmir Tahirit, Milena Haritos, Erion Veliajt, Ledi Shamkut, Ilri Beqjas, Olta Xhaçkas, Parid Carës, Alfred Pezës..., e ndonjë tjetër, të vetmin qëllim që i ka vënë vetes, është përcjellja e mesazhit, më saktë e vendimit të pritshëm, për përjashtimin nga lista e deputetëve, pjesëmarrësit e grevës së urisë, për sjellje jo të mira morale...
Heroizmi i kësaj kategorie allsanësh, mori fund. Aq i duheshin Edi Ramës ata..., sa për ti zhgërryer mes shurrës e qofteve, që ai vetë të siguronte një drekë a darkë falas te restorant “Crocodile”. Tashmë Edi Ramës nuk i duhen heronjtë e vërtetë të së majtës. Ai do vetëm skllevër..., për ti marrë me qira, apo në përdorim, për zhgërryerjen e mundshme të radhës, mes shurrës e qofteve të radhës, pas humbjes së zgjedhjeve të radhës...