Vetëvendosje, e kërcënuar në Kosovë
Lëvizja Vetëvendosje sillet sërish në qëndër të vëmëndjes, ndërsa dhjetra aktivistë të saj janë kërcënuar në komunat në Kosovë.
Sipas një deklarate për shtyp të lëshuar mediave kosovare, bëhet e ditur se në kuadër të fushatës “Mandati i Fundit”, të rinjtë janë kërcënuar fizikisht në Drenas, Vushtrri, Dardan e Rahovec.
“Gjatë zhvillimit të aktivitetit ”Mandati i fundit”, nga struktuarat e pushtetit ka pasur presion, fyerje e kërcënime ndaj aktivistëve të LVV-së në disa komuna.
Rastet me problematike ishin në Drenas me konfrontim fizik, Rahovec me kercënime, Dardanë me konfrontim fizik dhe Vushtrri, me presion të policisë, thuhet ndër të tjera, në njoftimin për shtyp.