E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KLSH, Kuvendi nxjerr jashtë afatit kandidaturën e Leskaj

Kuvendi pritet që javën e ardhshme të marrë në shqyrtim kandidaturën e Bujar Leskaj të propozuar nga presidenti Topi për postin e kreut të KLSH. Ndërsa kanë kaluar më shumë se tre javë kur kreu i shtetit i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë kandidiaturën e Bujar Leskajt për postin e kreut të KLSH-së Kuvendi i Shqipërisë ende nuk e ka marrë në shqyrtim këtë propozim.

Në bazë të rregullores së kuvendit në nenin 111 të saj parashikohet që "Me paraqitjen e kandidaturave për organet kushteuese ose të krijuara me ligj ,kryetari i Kuvendit ia kalon ato menjëherë komisionit përkatës, i cili vendos nëse kandidaturat i plotësojnë kushtet ligjore brenda tri javëve nga marrja e kërkesës.

Në këto kushte në bazë të këtij neni i bie që kuvendi është përtej afateve të parashikuara në rregullore. Megjithatë burime brenda kuvendit bëjnë të ditur se kandidatura e propozuar nga Presidenti i republikës nuk është marrë ende në shqyrtim për shkak të axhendës shumë të ngarkuar të punimeve në komision dhe në mënyrë të veçantë në komisionin e ekonomisë që është edhe komisioni përgjegjës për propozimin për kreun e KLSH-së.

Ndërkaq pritet që propozimi i kreut të shtetit të merret në shqyrtim javën që vjen ndërsa pritet edhe qëndrimi i kreut të mazhorancës për këtë propozim. Megjithëse është pyetur për këtë propozim ende kryeministri Berisha nuk ka shprehur qëndrimin e tij për pëlqimin ose jo të kandidiaturës së presidentit, ndërsa brenda deputetëve demokratë ka patur zëra që janë shprehur pro kësaj figure, por që sipas tyre gjithcka do të vendoset nga grupi parlamentar. Nga ana tjetër kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar se opozita nuk do ta mbështesë këtë propozim. Me datën 17 nëntor, kreu i shtetit, Bamir Topi, i paraqiti Kuvendit, nismën për caktimin në krye të KSLH-së, ish-deputetin demokrat Bujar Leskaj. Më herët me datën 3 nëntor, kuvendi rrëzoi me votat e mazhorancës dhe me abstenimin e opozitës kandidaturën e Sali Shehut të propozuar nga presidenti Topi për këtë post.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›