E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Sarandë: Saliu është për të ardhur keq, ai e ka lexuar “Kurbanin”

Kryetari i Partisë Socialiste , Edi Rama ka promovuar librin e tij më të fundit “Kurban” në qytetin e Sarandës. Rama është shprehur nga Saranda se në këtë libër flitet edhe për qytetin e Sarandës.

Rama i është drejtuar kryeministrit Berisha ku ka theksuar: “Saliu është për të ardhur keq, ai e ka lexuar librin “Kurban”. Ndërsa nuk ka lënë pa përmendur dhe kreun e LSI-së Ilir Metën për të cilin thotë se, “Iliri tregon të vërtetën kur thotë s`ka lexuar librin, nuk lexon ai”.

Kryesocialisti është shprehur se Tirana, i vetmi kryeqytet në botë që kishte një shesh dhe e bëri kodër. “Në libër është Shqipëria si e shoh dhe si mund të bëhet. Në Sarandë dhe në Shqipëri nuk ka shtet. Ka rënë trau kryesor i një shoqërie demokratike. Drejtësia është dorëzuar përpara etheve për para. Veprimtaria pa leje është pjesë e një vizioni obskurantist. Ky vizion obskurantist është ai që udhëheq ata që drejtojnë Shqipërinë”, ka deklaruar Rama.

 Pas fjalës, kreu i PS-s1% Rama ka dhëne edhe autografe në librat që kishin të pranishmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›