E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KLSH, dueli i fortë Topi Berisha

Tiranë- Sali Shehu është emri të cilin Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi propozoi  për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Presidenti Topi firmosi dekretin në të cilin përcaktohet emri për kreun e KLSH-së. Dekreti pritet të diskutohet në parlament për të marrë ose jo miratimin. Sali Shehu, ish deputet i PD, i lënë jashtë listës së anëtarëve të parlamentit nga Sali Berisha, ben pjese ne ate qe tashme njihet publikisht si grupi politik i presidentit, me te cilet Topi pritet te hidhen ne tregun politik, me partine e tij te re.

Por nuk ka vonuar qëndrimi i mazhorancës lidhur me emrin e shehut. Deputeti Enkelejd Alibeaj, gjatë një debate në Top Story deklaroi hapur se mazhoranca nuk do ta votojë këtë dekret dhe se Shehu, sipas tij, është një nga njerëzit e përfshirë në pazaret e presidentit në emërimet e gjykatësve. Eshtë një sekser i kryetarit të shtetit për emërmit e gjykatësve, ky është Sali Shehu tha Alibeaj.

KLSH ka për objektiv kontrollin e përdorimit efektiv dhe të dobishëm të fondeve publike, miradministrimin financiar dhe kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në fushën ekonomike e financiare. Gjithashtu, komunikimin dhe dhënien e informacionit autoriteteve publike dhe publikut në përgjithësi, nëpërmjet publikimit të raporteve të paanshme.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Presidenti Topi drejt Turiqsë,vizitë 3 ditore
  2. Presidenti Topi me parti të re!
  3. Topi dheTopalli shahen si në facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›