E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Ska kthim pas për Kosovën

Bruksel- Anders Fogh Rasmussen, sekretar i përgjithshëm i NATO-s deklaroi se Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk do të lëjojë një kthimin e kohës pas në Kosovë. Sipas deklaratës të Rasmussen, NATO ka ndihmuar dhe ka kontribuar shumë gjatë 12 vitëve të fundit, për ta shndërruar Kosoven në një vend të qetë. Pas shumë konfliktësh që ajo kishte me Serbinë.

Madje në publikimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut të bëra në faqen e saj zyrtare, zë vend një falenderim i veçantë që Alenaca bën për ushtarët dhe ndihmën e Gjermanisë. Në deklaratën e drejtuar qeveritarëve gjermane Rasmussen shprehet:  Ushtarët tuaj po kryejnë punë të shkëlqyeshme. Personalisht e kam parë këtë para ca kohësh në Kosovë. Gjatë 12 vjetëve të fundit KFOR-i, në krye të të cilit tashti është Gjermania, ka ndihmuar në shndërrimin e një vatre evropiane në kryesisht vend të qetë. Dhe ne nuk do të lejojmë që tensionet e paradokohshme ta kthejnë kohën prapa.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kosovën do ta përfaqësojë Shqipëria
  2. Diktatori Hoxha i kërkon Titos dhe Stalinit Kosovën
  3. FIFA refuzon Kosovën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›