Kreu i KLSH-se PD-ja vendos te henen

Diskutime mes deputeteve per voten pro apo kunder Leskajt Dekreti pritet te diskutohet brenda javes ne Komisionin e Ekonomise
Demokratet vendosin te henen qendrimin e tyre ndaj kandidatures te dekretuar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi per kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit. I zgjedhuri i Presidentit eshte serish nje ish-deputet madje dhe ish-minister demokrat Bujar Leskaj. Mesohet se deputetet demokrate kane nisur dhe diskutimet mes tyre lidhur me qendrimin ndaj ketij propozimi te ri te kreut te shtetit. Por gjithcka mbetet per tu vendosur diten e hene ne mbledhjen e grupit demokrat. Ligjvenesit per 3 jave me radhe nuk jane mbledhur per shkak te takimeve te Kryeministrit Berisha jashte vendit por dhe te festave.
Vendimi
Demokratet vendosin te hene per voten pro apo kunder Bujar Leskaj. Burime nga grupi demokrat pohojne per gazeten se edhe pse eshte diskutuar propozimi i ri i Presidentit Topi ende nuk ka nje qendrim zyrtar i cili do te unifikohet ne mbledhjen e radhes se grupit parlamentar te demokrateve. Pas vendimit ne grup pritet te zhvillohet dhe seanca degjimore ne Komisionin e Ekonomise seance e cila ka shkuar pertej afateve ligjore. Per shtyrjen e ketij diskutimi burime nga Kuvendi sqarojne se ka ndodhur per shkak te axhendes se ngjeshur dhe diskutimeve te projektbuxhetit per vitin 2012. Nderkohe pritet qe diten e enjte kandidatura e propozuar nga kreu i shtetit te kaloje testin ne seance plenare. Emri i Leskajt eshte diskutuar dhe ne grupin parlamentar te socialisteve. Burime nga PS-ja pohojne se serish vota e tyre nuk do te jete pro kandidatures se Presidentit. Pak kohe me pare Kuvendi rrezoi me 73 vota propozimin e Presidentit te Republikes per kryetarin e ri te Kontrollit te Larte te Shtetit. 73 ligjvenes demokrate kane votuar kunder kandidatures se Sali Shehut ndersa pro tij ka votuar vetem deputeti Gazmend Oketa dhe 52 ligjvenes socialiste kane abstenuar. Vendimi kunder tij vjen pas debateve ne Komisionin e Ekonomise. Tri argumentet e mazhorances kunder Shehut ishin se nuk ploteson kriterin profesional kriterin ligjor te papajtueshmerise por shkelet edhe vendimi i Gjykates Kushtetuese i cili percakton se Presidenti konsultohet paraprakisht me Kuvendin per dekretet e tij. Kontrolli i Larte i Shtetit drejtohet nga kryetari. Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozimin e Presidentit te Republikes. Ai qendron ne detyre 7 vjet me te drejte rizgjedhje. Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit duhet te jete shtetas shqiptar me arsim te larte ne ekonomi ne finance ose juridik dhe te kete jo me pak se 10 vjet pune ne profesion te gezoje nje figure te paster etiko-morale dhe te mos jete i denuar me vendim gjykate te formes se prere. Paga e Kryetarit te Kontrollit te larte te Shtetit eshte e barabarte me pagen e Kryetarit te Gjykates se Larte - thuhet ne nenin 11 te ligjit nr. 8270 date 23.12.1997 Per Kontrollin e Larte te Shtetit. Pas vendimit te Kuvendit Kryeministri i vendit Sali Berisha e shpjegoi qendrimin me mungesen e konsultimit paraprak te Presidentit me Parlamentin. Ka nje percaktim te Gjykates Kushtetuese qe thote se kreu i shtetit duhet te konsultohet me Parlamentin ai nuk do ta zbatoje kete eshte zgjedhja e tij por sa here te mos i permbahet do e shumezojme vetem me zero. Ajo qe thote Gjykata Kushtetuese mbush boshllekun midis kreut te shtetit dhe Parlamentit. Ajo ka nje qellim te beje kushtetutshmerine te funksionoje - ka deklaruar Kryeministri.