E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i KQZ, Arben Ristani: Në rang vendi nuk kishte incidente

09-05-2011 / Gazeta 55

Duke folur në një konferencë për mediat, Ristani njoftoi se 8 qendra në të gjithë vendin janë të pahapura. Ristani tha se nëse mosfunksionim i këtyre qendrave të Votimit do të ndikojë në rezultatin përfundimtar, atëherë do të përsëritet votimi te këto zona. Ai deklaroi se në rang vendi nuk ka incidente të tjera të rënda, ndërsa duke folur për bojën matrikuluese ai theksoi se kjo substancë merr një kohë prej 3 minutash për t’u tharë plotësisht.

Thanë gjatë procesi zgjedhor

Shefi i delegacionit të BE-së, Sequi: Ky, një proces shumë i rëndësishëm për Shqipërinë

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në shkollën e mesme “Abdulla Keta” në Tiranë. Në një prononcim për mediat ambasadori Sequi ka deklaruar se zgjedhjet vendore janë një mundësi për të treguar maturi dhe pjekuri demokratike. “Kam arritur të vëzhgoj disa qendra votimi. Kam parë një numër të madh votuesish. Dua të shoh me sytë e mi një proces shumë të rëndësishëm për Shqipërinë”- theksoi Sequi. Më tej, ambasadori i BE-së ka deklaruar se mendimin e tij do ta japë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›