E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selia roze duke pritur kryebashkiakun e ri

PS Edi Rama edhe buken e hengri ne zyre

E diel 8 maj 2011 Shqiperia voton per zgjedhjet lokale. Fushata eshte mbyllur retorikes se politikes i eshte vene kapak bashke me heshtjen zgjedhore. Ora eshte 1900 kohe kur zyrtarisht eshte caktuar mbyllja e votimit. Mbremja ka nisur e qete ne godinen e PS-se e cila nuk eshte as e kuqe e as roze as nga ngjyrat ne mure as nga veshjet e dashamiresve. Kati i pare eshte i mbushur me gazetare kameramane nga perfaqesues te nivelit teknik te partise. Gjate gjithe dites ne parti kane folur ne konferenca shtypi Mimi Kodheli Megi Ajtyresa si dhe koordinatori i punes ne Partine Socialiste Besnik Dervishi i cili ka dhene rezultatet e nje exit poll-i qe nxjerr Edi Ramen fitues ne Tirane. Ne institucionin e dores qe shtrengon nje trendafil te kuq ne diten e zgjedhjeve vendore 2011-te gjate gjithe dites ka qendruar ne godine kreu i partise kandidati per kryebashkiak per te katerten here. Ai ka qendruar gjithe diten ne seli madje edhe buken ia kane cuar ne zyre. Ecejake ne godine ben vellai i tij Olsi i cili prej nje jave ndodhet ne Tirane. Bashke me te shohim edhe gruan e tij Linden. Ne seli kane qendruar gjithe diten me Ramen Erion Brace dhe Fatmir Xhafa. Vec Mimi Kodhelit dhe Megi Ajtyreses Ramen e kane shoqeruar edhe vizitat e Namik Dokles i caktuar si pergjegjes per monitorimin e punes ne periferi te Tiranes. Ne mbremje vone ngjitet ne katin e dyte aty ku nuk lejohet te futesh edhe deputeti Ilir Beqja. Rudina Seseri eshte pare te hyje e te dale nga selia me shapka verore. Partia eshte e qete grupet e ngritura ne cdo njesi per ruajtjen e votes jane shperndare anekend. Sipas informacioneve grupe ish-ushtarakesh qendrojne prane qendrave te votimit derisa te mbyllet procesi e te dorezohet kutia e fundit ne Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Mesnata ne PS eshte kaluar mes batutave te gazetareve e perfaqesuesve te partise me shpresa te dashamiresve ne lokalet e mbushura me njerez qe ndjekin haberet e televizionit...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›