E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon numërimi në Tiranë, diferenca Rama-Basha 1066 vota

Numërimi i votave në njësitë e ndryshme në Tiranë ka shtuar edhe diferencën mes kandidatëve. Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deri në këto momente 7510 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka arritur në 6444 vota.
 

Kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi ka marrë 61 vota. Kështu kandidati i “aleancës për të ardhmen” kryeson deri më tani me 1066 vota më shumë se rivali i tij i djathtë Lulzim Basha.
 

Ndërkohë vijon procesi i numërimit të votave në njësitë bashkiake në kryeqytet duke bërë kështu që të thellohet edhe diferenca mes kandidatëve për bashkinë më të madhe.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›