PS Kodheli Berisha beri zgjedhje pastandarde dhe i humbi
Deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli ka dale ne nje konference per shtyp ku ka folur me rezultatet e deritanishme zgjedhore. Kodheli tha se Keto zgjedhje jane fituar nga qytetaret. Ka nje fitore te gjere te Aleances per te Ardhme qe sipas te gjitha te dhenave do te shkoje duke u zgjeruar. Lidhur me rezultatin per Bashkine e Tiranes Kodheli tha se ne 33 qendra te numeruar Rama kryeson me nje diference prej 10 te votave.
Deputetja e PS vecoi si fakt domethenes fitoren e PS-se ne disa pika te rendesishme dhe bastione te se djathtes. Para pak mbaroi numerimi ne Himare eshte vulosur fitorja ne Rreshen Erseke Permet dhe Gramsh. Jemi ne rrugen e fitores ne Elbasan Korce Fier Lushnje Gjirokaster nderkohe qe numerimi i votave sapo ka nisur ne Durres dhe Pogradec ku pritet fitore tha Kodheli. Ajo u shpreh se Berisha pervecse ka humbur zgjedhjet nuk arriti ti realizoi ato me standarde dhe beri thirrje qe te mos pengohet procesi i numerimit.