E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i LSI, Ilir Meta apel klasës politike: Të bashkohemi për festën e Pavarësisë

31-10-2012 / Gazeta 55

Replikave në distancë mes mazhorancës dhe opozitës, për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit, kryetari i LSI-së Ilir Meta u përgjigjet se duhet dialog konstruktiv. Gjatë mbledhjes së  Komitetit të ri Drejtues të forcës së tij politike, Meta foli për një festë të bashkuar mes forcave politike. “Duhet dialog për festimet pasi në Tiranë do të vijnë personalitete të shumta dhe kjo kërkon një bashkërendim dhe një ndërgjegjësim të momentit që na teston dhe e rrit më tej rolin e Shqipërisë apo e dëmton atë në të ardhmen”- tha Meta.
Meta tha se beson ne pjekurine e forcave politike, ne gjetjen e gjuhes se perbashket per nje protokoll te vetem te festes se Pavaresise, çeshtje kjo qe është shndërruar ditët e fundit në mosmarreveshje mes palëve politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›