Kreu i LSI Meta Ne koalicion per ti dhene jete integrimit te vendit
TIRAN- Ne nje takimi me anetaret e LSI-se se Tiranes kryetari Ilir Meta u betua per me shume angazhim ne strukturat e partise si dhe theksoi suksesin e arritur nga qeveria qe eshte levizja e lire e shqiptareve ne hapesiren Shengen. Ne fjalen e tij kreu i LSI-se tha se partia qe ai kryeson eshte partia me demokratike dhe me me te ardhme ne vend.
Ne jemi nje force per integrimin e Shqiperise kemi hyre ne koalicion per ti dhene jete integrimit te vendit-u shpreh Meta
Kerkoj ndjese per mungesen time - tha ai jam i sigurt qe do kishim bere shume gjera me mire. Meta u beri thirrje anetareve te LSI-se qe ti harrojne te shtunat dhe te dielat pasi tani e tutje te gjithe do te jene parane njeri-tjetrit.
Duke iu referuar procesit te liberalizimit te vizave Meta tha se vendimi nuk ishte dhurate por ishte mirenjohje dhe vleresim per shqiperine per reformat qe beme bashke ne nje vit. Jane mi qindra kushtet e plotesuara nga udherrefyesi i BE-se vazhdoi me tej Meta me qindra ligje te bera shume vendime qeverie jane bere me qindra milione investime ja pse tashme shqiptaret do te mund te udhetojne pa viza ne hapesiren Shengen.
Kreu i LSI-se theksoi se pas heqjes se vizave jemi vetem nje stacion prane Bashkimit Evropian. Ai tha se ky eshte angazhimi yne per te ardhmen.
Suksese te medha na presin-tha Meta
Gjate fjalimit te tij Meta nuk la pa iu referuar opozites ndonese indirekt pa ia permendur emrin. Shqiptaret jane lodhur me bojkotet dhe me fjalimet anti-amerikane dhe anti-evropiane tha ai.
Kreu i LSI-se Ilir Meta ka akuzuar drejteperdrejt sot opoziten si shkaktare te situates politike sipas tij jo-normale. Meta tha se opozita duhet te dale mbi intersat meskine dhe nuk duhet te pengoje proccesin per reformen zgjedhore per te cilen Meta beri thirrje qe te filloje sa me shpejt.
Opozita ska qellim standartin e zgjedhjeve- u shpreh Meta
Duke folur per ligjin per Gjykaten Administrative Meta tha se ai duhet votuar sa me shpejt pasi mbron biznesin nga qeveria e bashkia.
Integrimi eshte rruga qe u sherben shqiptareve vazhdoi me tej ai ndersa shtoi se shume shpejt shqiptaret do te kene mundesine te udhetojne pa viza.
Keto komente kreu i LSI-se Ilir Meta i beri gjate nje konference per shtyp nga METE.