E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata reforme organike dhe pagash

TIRAN- Administrata shqiptare do kaloje nje reforme te thelle qe do perfshije strukturen organike por edhe ate te pagave te te gjithe punonjesve. Me urdher te kryeministrit Berisha prej tre javesh ka filluar te ushtroje aktivitet Komisioni i Posacem per verifikimin e organikes dhe sistemit te pagave te institucioneve buxhetore.


Mesohet se puna ka filluar nga Ministria e Financave ne bashkepunim me Departamentin e Administrates Publike ku krahas verifikimeve te numrit te punonjesve dhe pagave po ndermerret hartimi i politikave te cilat do te aplikohen ne momentin qe do te krijohen institucione te reja.


Burime zyrtare nga grupi i punes pohojne se pergjate ketyre tre javeve jane kryer disa takime me perfaqesues te Departamentit te Administrates Publike ne kuader te mbledhjes se te dhenave ne lidhje me standardet ne te cilat ndodhet sot administrata publike. Pas kesaj puna do te vijoje ne hartimin e sugjerimeve per menyren e organizimit organikes si dhe qe eshte me e rendesishmja sistemi i pagave.


Kemi bere disa takime me Departamentin e Administrates Publike deri me tani dhe po presim te mbledhim edhe disa te dhena te tjera lidhur me raportet aktuale dhe standardet qe kemi per administraten publike. Me tej do te vijojme me rekomandime per standarde kur krijohet nje institucion i ri ndryshon organika ndryshojne pagat etj - shprehen burimet.


Puna eshte duke vijuar me intensitet te larte nisur edhe nga afati i shkurter kohor brenda te cilit duhet te permbyllet verifikimi. Pas mbledhjes se te gjitha te dhenave qe kane te bejne me numrin e punonjesve politikat e ndjekura sistemin e pagave etj.


grupi i punes do te dale me nje raport te plote ne fund te ketij muaji maksimumi ne fillim te muajit nentor ne te cilin do te pasqyrohen te gjitha rekomandimet dhe perfshire ketu edhe mundesine per hartimin e ndonje akti nenligjor ne sherbim te marredhenieve midis institucioneve te tjera dhe Departamentit te Administrates Publike e Ministrise se Financave.


Jemi ne proces dhe besoj nga fundi i muajit tetor ose fillimi i nentorit do te kemi nje draft rekomandimesh dhe me pas do te sugjerohet nese do te kemi ndonje akt nenligjor per ti standardizuar dhe marredheniet e institucioneve me Departamentit te Administrates Publike dhe Ministrise se Financave sa here ka ndryshime ne strukturat pergjegjesite pagat etj - vijojne burimet.


Rregullat e sugjeruara nga Grupi i Punes do te jene ato qe do te udheheqin organizimin e mepasshem te institucioneve buxhetore vecanerisht ne rastet kur kemi me ngritjen e nje institucioni te ri.


Grupi i punes perbehet nga pese anetare te cilet do te kene ne krye zevendesministrin e Financave Nezir Haldeda.


Pjese e komisionit do te jene dy perfaqesues te Ministrise se Financave dy nga Ministria e Drejtesise si dhe nje anetar nga Departamenti i Administrates Publike. Gjate kohes ne te cilen do te ushtroje funksionin e tij komisioni gezon te drejten qe te therrase per seance degjimore perfaqesues nga institucione te ndryshme buxhetore ne varesi te problematikave qe do te shqyrtohen.


Rendesia qe mbart per qeverine aktiviteti i ketij komisioni pasqyrohet edhe ne detyrimin qe kane kreret e institucioneve te ndryshme buxhetore qe ti pergjigjen ketij te fundit me te gjithe informacionin e kerkuar. Ministrite dhe institucionet qendrore ngarkohen ti paraqesin grupit te punes cdo informacion qe do te kerkohet per strukturat organike dhe strukturat e nivelet e pagave - theksohet ne urdhrin e Kryeministrit Sali Berisha i cili mban daten 2 shtator 2010.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›