E vetmja gje qe i mbetet Bregut te beje eshte te largohet me turp
11/10/2010Deklarata e Xhackes
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ende nuk ka dhene shpjegime mbi lidhjet e familjareve te saj me mafien italiane te Sacra Corona Unita. Ky ishte qendrimi i radhes i ardhur nga Partia Socialiste ne adrese te ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Deputetja e PS-se Olta Xhacka gjate nje deklarate per shtyp beri nje permbledhje te te gjithe situates se krijuar qe me fillimin e denoncimeve per ministren Bregu si dhe te kunderpergjigjeve te ardhura nga kjo e fundit per perfaqesuesit socialiste. Sipas Xhackes ne fillim Bregu tha se nuk kishte lidhje me bizneset e motres dhe te kunatit dhe se Prudentinon as nuk e njihte por me pas nxitoi te justifikonte djalin e mafiozit italian te Sacra Corona Unita duke nxjerre dhe dokumente personale te Angelo Prudentinos. Bregu tha se bizneset e motres nuk ishin biznese familjare por kur djali i mafiozit shiti aksionet e tij ne panik vetem nje dite pas arrestimit te te atit ishte serish nje tjeter kunat i Majlinda Bregut qe bleu aksionet e familjes mafioze duke vertetuar se lidhjet mes familjes Bregu dhe asaj Prudentino nuk ishin rastesore por lidhje te forta dhe te qendrueshme u shpreh Xhacka. Njekohesisht ne vleresimin e deputetes socialiste nderhyrjet e Bregut ne QKR jane gjithashtu motiv per pikepyetje te medha ne lidhje me funksionimin ose me sakte manipulimin qe i behet ketij institucioni. Per kete arsye Xhacka vleresoi se nuk ka me asnje justifikim per Bregun. E vetmja gje qe i mbetet te beje eshte te largohet me turp.