Kreu i LSI Meta takime strukturat ne qarkun e Fierit

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjate një takimi ne Fier, ne komunën Ndërmenas deklaroi se forcat politika shqiptare duhet të lënë mënjanë taktikat destruktive dhe të garantojnë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jenë model i shkëlqyer i demokracisë.
"U bëj apel të gjithë forcave politike që të lënë mënjanë taktikat e tyre destruktive dhe të përpiqen për një klimë sa më konstruktive për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në mënyrë që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë një model i shkëlqyer i demokracisë dhe i qytetërimit evropian i të gjithë qytetarëve shqiptarë. Le të jenë qytetarët e thjeshtë të të gjithë Shqipërisë ata që votë të lirë të përcaktojnë rrugën që duhet të ndjekin të gjithë shqiptarët në 4 vitet e ardhshme. Ne jemi të sigurt se në çdo rast ajo do të jetë rruga e integrimit evropian që është edhe misioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Meta.
Meta u shpreh i bindur që në këto zgjedhje Lëvizja Socialiste për Integrim do të konfirmojë përkrahjen që gëzon në të gjithë Qarkun e Fierit dhe në të gjithë Shqipërinë.