E Diel, 1 Nëntor 2026

Prestigjiozja “Huffington Post”: 10 arsye për të vizituar Shqipërinë në 2013-ën

28-12-2012 / Gazeta 55

Leyla Giray: “Ju garantoj se nëse do të shkoni ta vizitoni Shqipërinë, do të gjeni shumë më tepër arsye” 


Këshilluesja për udhëtimet turistike, Leyla Giray rendit në një shkrim në gazetën “Huffington Post”, 10 arsye për të vizituar Shqipërinë në vitin 2013. Në hyrje të shkrimit të saj, shoqëruar edhe me fotografi, Giray jep disa fakte historike, duke theksuar diktaturën e ashpër që Shqipëria ka përjetuar, si dhe dëshirën e saj që pas hapjes me pjesën tjetër të botës të bëjë hapa sa më të shpejtë drejt zhvillimit. Sipas saj, vendi duket në pozita të kënaqshme për të përballuar turizmin masiv edhe pse mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim. “Shqipëria është një vend i këndshëm për udhëtarët, por kërkon durim. Ky vend është destinacioni i ardhshëm i aventurierëve europianë, për shkak të bukurive natyrore, por se edhe ka shumë më të ofruar nga potencialet e saj. Ju garantoj se nëse do të shkoni ta vizitoni Shqipërinë do të gjeni shumë më tepër arsye”, shkruan ajo. Sipas Leyla Giray, 10 arsyet pse duhet vizituar Shqipëria gjatë 2013-ës janë siguria, natyra, turizmi kulturor, diversiteti, moti, çmime, që sipas saj janë 30 deri në 40 për qind më të lira se në vendet fqinje. Ndërsa ndër vendet ekzotike të Shqipërisë që duhen vizituar janë Butrinti, Berati, Gjirokastra, Kishat e Voskopojës, liqeni i Komanit, bukuritë përrallore të Alpeve, brigjet e detit Adriatik dhe atij Jonian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›