Policia sekuestron 330 kg drogë

Në daljen e tij të parë në publik, drejtori i sapoemëruar i policisë se Tiranës, Saimir Mucaj ka deklaruar sekuestrimin e 180 kg e dyshuar kanabis sativa. Strukturat e hetimit të krimit në drejtorinë e Tiranes finalizuan operacionin e koduar "kufiri ndarës" ku u arrestua edhe shtetasi Astrit Kuci 39 vjeç, i cili kishte për qellim shpërndarjen e kësaj sasie në vendet fqinje. Lënda narkotike, e cila është kapur në shtëpinë e të arrestuarit ishte ndare në pako 1 kilogramëshe. Sipas drejtorit të policisë, ky aksion nuk konsiderohet i përfunduar. Një tjetër aksion me të njëjtin objektiv është zhvilluar në Gjirokastër gjate ditës së premte ku është sekuestruar 150 kg lende narkotike. Policia është vene në ndjekje të një mjeti me targa italiane, i cili transportonte droge nga Delvina drejt Greqisë. Pavarësisht përpjekjeve të drejtuesit të mjetit për tu larguar, policia ka bllokuar makinën ku u gjetën 5 çanta të mëdha me mariuhane. Në pranga kanë rënë dy organizatoret kryesorë të këtij trafiku, Stavri Hakerepi dhe Gazmir Avduli, të cilët trafikonin sasi të mëdha droge nga Lazarati drejt Greqisë.
Shpërndaje