E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i LSI-së Meta takime në Spanjë

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka zhvilluar sot takime me krerë socialistë të vendeve të ndryshme të mbledhur në Spanjë. Meta është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Europiane, Cordery. Gjatë bisedimit mes Metës dhe Cordery, ky i fundit është shprehur i shqetësuar për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. "Jemi të shqetësuar për administrimin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri,andaj do t'i ndjekim nga afër, që të jemi të sigurtë se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe demokratike", është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Europiane. Meta ka pasur takim me edhe me Gusenbauer i cili është edhe lideri i socialdemokratëve austriakë. Gjatë kësaj vizite të tij në Spanjë, kreu i LSI-së është takuar edhe me Fasinon, Ministër i Jashtëm dhe hije i opozitës në Itali. Më vonë Ilir Meta ka takuar edhe Shulz, kreun e grupit socialist në Parlamentin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›