Manjani: Zbatimi i vendimeve në gjykata, alarmante

Partia Socialiste, risjell në vëmendjen e publikut premtimin e kryeministrit Berisha në vitin 2005, se deri në dhjetor të këtij viti, do të ekzekutoheshin të gjithe vendimet e gjykatave. Sipas Ylli Manjani-t, Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Asamblenë Kombëtare të PSSH-së edhe pas premtimit të bujshëm të Kryeministrit që deri në fund të vitit 2005 do të zbatoheshin të gjitha vendimet e gjykatave, përsëri sot në dhjetor 2008 situata në këtë sektor është alamante. "Sipas të dhënave deri më sot figurojnë rreth 15 600 cështje të regjistruar në shërbimin e përmbarimit për tu ekzekutuar. Vetëm 3 800, prej këtyre cështjeve janë ekzekututuar" u shpreh kryetari i komisionit të ligjeve të Asamblese parlamentare të PS-së, Ylli Manjani. Sipas tij shumica e vendimeve të paekzekutuara janë mes qytetareve dhe shtetit dhe kalimi i ekzekutimit në sherbimin privat ka pak gjasa të ketë më shumë rezultat. "Për t'u hedhë hi syve shqiptarëve, Sali Berisha ka dërguar në Kuvend një ligj për Përmbarimin Privat, i cili edhe po i miratua nuk sjell asnjë ndryshim të gjendjes. Nuk sjell asnjë ndryshim sepse problemi nuk qëndron tek shërbimi i përmbarimit, por te Sali Berisha dhe qeveria e tij.",nënvizoi Manjani. "PSSH mendon se cështja e zbatimit të vendimeve të gjykatave Shqiptare është në gjendjen e emergjencës shtetërore dhe për këtë nevojitet një program i detajuar veprimi që përfshin disa veprime ekzekutive të rrepta. Duke qenë se qeveria e sotme nuk ka ndërmend të merret me këtë cështje, zgjidhja mbetet të zhvillohet vetëm pas ardhjes së në qeverisjen e vendit të PSSH-së.",përfundon deklarata e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve në Asamblenë Kombëtare.