E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: E majta do qeverisë bashkë në 2009-ën

Paskal Milo, kreu i Partisë Social Demokrate i ftuar në studion e Ora News foli rreth përçarjes së të majtës shqiptare, por edhe debatit të fundit sa i përket rishikimit të historisë. Sipas Milos "Ata që e ngrenë zërin për çështjen e historisë nuk janë historianë dhe e ngrenë debatin në një konstante politike dhe kjo nuk duhet të ndodhëe më. Parlamenti i Shqipërisë ka vendosur se 29 Nëntori është dita e çlirimit dhe është festë. Ndaj nuk e kuptoj si i kundërvihet politika dhe vetë mazhoranca parlamentit. I duhet dhënë fund kësaj çështje sepse po bëhemi qesharakë në sytë e botës". Lidhur me sulmin që ka ndodhur sot ndaj personazheve të njohura të historisë si Skënderbeu apo Ismail Qemali, historiani tha se "Kjo bëhet për të tërhequr vëmendjen, njerëzit që nuk dinë të shprehen në një veprimtari njerëzore bëjnë skupe. Për të arritur këtë kanë gjetur historonë duke e shtrembëruar në mënyrën më banale. Ky vend e ka figurën e Skënderbetut një shtyllë , një mit dhe mitet mbrohen.Këta pseudointelektualë por sulmojnë rrënjët e Shqipërisë." Lidhur me atë që quhet çarje e së majtës në ditët e sotme, kreu i PDS-së deklaroi se "Nuk kam frikë nga gjendja në të cilën ndodhet e majta sot sepse edhe në të djathtën shqiptare është e njëjta situatë. E djathta shqiptare nuk është homogjene, raportet brenda së djathtës sjanë të mira. E majta ka favor keqqeverisjen e së djathtës. Ndaj gjendja brenda së majtës nuk është kaq tragjike,sepse edhe sistemi e ndihmon". Ndër të tjera Milo theksoi se "Do të krijohen dy pole në të majtën, pro nëse këto parti janë të majta atëherë do të ndajnë votën e elektoratit të majtë, por nesër do të qeverisin së bashku. . Këto dy pole do të kenë marrëdhënie legjitime dhe të mbështetura në votën e elektoratit dhe jo raporte të kontestuara nga të dy palët.". Në fund të bisedës në Ora News Milo nënvizoi se partia e tij ka si synim të luajë moderatoren mes PS-së dhe LSI-së. "Do vazhdojmë të luajmë një rol moderatori për ti afruar partitë PS-ë e LSI. Ne jemi përpjekur të jemi të barazlarguar nga këto parti që kanë pasur histori marrëdhëniesh të trazuara e të tendosura.", përfundoi kreu i PDS-së, Paskal Milo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›