E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vlerësoj dhe mbështes ministrin Basha

Me anë të një deklaratë për shtyp nga zëdhënësja e qeverisë Juela Meçani Ministri Lulzim Basha ka marrë vlerësimin dhe mbështetjen e Kryeministrit të vendit, Sali Berisha."Ministri i Punëve të Jashtme të qeverisë shqiptare, Lulzim Basha, gëzon mbështetje të plotë dhe vlerësimin më të madh të Kryeministrit të vendit, të qeverisë dhe mazhorancës qeverisëse, për punën e tij në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për kontributin e dhënë në bashkëpunimin dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në institucionet Europiane dhe Euroatlantike.", thuhet në deklaratë. Sipas Kryeministrit akuzat e ditëve të fundit ndaj Lulzim Bashës janë një farsë akuzash
farsë akuzash politike të armiqve dhe kundërshtarëve të korridorit shqiptar, të cilët shohin fundin e tyre të pashmangshëm politik brenda pak muajve që ndajnë vendin nga inagurimi i veprës së shekullit për shqiptarët. "Kryeministri dhe qeveria informojnë qytetarët shqiptarë se çdo akt ligjor apo vendim që lidhet me ndërtimin e korridorit rrugor Durrës-Kukës-Morinë është vetëm vendim i Këshillit të Ministrave dhe jo i ndonjë ministri apo zyrtari të veçantë.", vazhdon deklarata. Sipas Kryeministrit Berisha, Ministri Basha në detyrën e Ministrit të Punëve Publike, ka zbatuar me transparencë të plotë, me përgjegjshmëri të lartë dhe përkushtim të madh, vullnetin politik të Kryeministrit, qeverisë dhe mazhorancës për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, si dhe të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave për korridorin shqiptar, të cilat janë marrë në përputhje të plotë me ligjet e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›