Kreu i LSI-se vizite ne Uashington

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Uashington. Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu Meta është takuar me senatoren Jeanne Shaheen njëkohësisht kryetare e nënkomisionit për çështjet uropiane.
Takimi është përqendruar në rëndësinë e përparimit të reformave që e afrojnë vendin tonë me BE. Në këtë drejtim, Meta vlerësoi rolin e SHBA-ve, të cilat, sipas tij, janë fuqishimisht të angazhuara dhe në koordinim të ngushtë me BE.
Senatorja Shaheen vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon.
Kreu i LSI-së nga ana e tij, shprehu angazhimin e forcës politike që drejton në përmbushjen e reformave në mënyrë që Shqipëria të bashkohet sa më shpejt me familjen e madhe europiane.