PR kunder ndryshimit te sistemit zgjedhor
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kundërshtoi ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kështu, duke bërë të qartë qëndrimin e partisë që ai drejton, kreu i PR-së, gjatë një prononcimi për mediat theksoi se republikanët nuk kërkojnë ndryshimin e sistemi zgjedhor, por vetëm të formulës aktuale, e cila deformon votën e qytetarëve shqiptarë. Sipas Mediut, puna në komisionin e reformës zgjedhore nuk është transparente.