Raporti korrekt. Prokuroria,jo e pakontrolluar

Eduart Halimi dhe Ina Rama
PEQIN-” Raport teresisht korrekt dhe shkelje te faktuara te prokuroreve te kontrolluar nga Ministria e Drejtesise”.
Keshtu eshte pergjigjur kreu i Drejtesise, Eduard Halimi ne vijim te debatit te madh mes institucionit qe ai drejton dhe Prokurorise se Pergjithshme per raportin e kontrollit.
Pas interesit te medias, ne mbyllje te nje aktiviteti ne kuader te Dites se Hapur ne burgun e Peqinit, Halimi ka deklaruar se Prokuroria vertete eshte institucion i pavarur, por nuk eshte i pakontrollueshem.
Sipas tij, jane faktuar shkeljet e 20 prokuroreve, nderkohe qe ne kontroll janeperfshire 60 nga 300 porokurore.