E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Riker:SHBA mbështet 12 rekomandimet e BE-së

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ditës së sotme ai ka takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me zv/ndihmës sekretarin e Shtetit, Filip Riker me të cilin u diskutuan gjatë disa tema.
 

Gjatë takimit është diskutuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ku Riker ka theksuar se SHBA-ja mbështet 12 rekomandimet e kërkuara nga BE-ja për integrimin e vendit tonë.  Gjithashtu në takim janë diskutuar edhe zhvillimet në rajon ku u vlerësuar edhe roli i Shqipërisë.
 

Ndërkohë më herët, kreu i LSI-së Meta është takuar me senatoren Jeanne Shaheen, njëkohësisht kryetare e Nënkomisionit për Çështjet Evropiane të cilës i ka shprehur angazhimin e forcës politike që drejton në përmbushjen e reformave në mënyrë që Shqipëria të bashkohet sa më shpejt me familjen evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›