Si u terhoq opozita nga tre kushtet paraprake per zgjedhjet
Partia Socialiste vendosi si kusht te panegociueshem per te hyre ne zgjedhjet vendore te 8 majit largimin e Arben Ristanit nga kreu i KQZ-se dhe rikompozimin e ketij institucioni. Madje ka dorezuar ne shkurt te ketij viti nje kerkese zyrtare ne prezencen e OSBE-se ne Tirane. Por ne menyre te papritur opozita u terhoq nga kjo kerkese dhe u fut ne zgjedhje pa garanci paraprake. Gje qe sic edhe ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 u kritikua me pas nga nje pjese e opinionit publik. Por si qendron e verteta e kesaj terheqjeje. Burime prane PS-se theksojne se ka pasur nje angazhim te diplomateve te rendesishem nderkombetare ne Tirane per te garantuar nje sjellje korrekte te KQZ-se dhe duke i kerkuar PS-se te terhiqej nga kushtet e panegociueshme. Madje ne KQZ u atashua edhe nje zyrtar i huaj qe u mbeshtet nga ambasada amerikane ne Tirane. Ky zyrtar u tha ne fillim se do te vezhgonte situaten brenda KQZ-se ne menyre qe te sherbente si garanci per mos zhbalancimin e institucionit. Ne dimrin e ketij viti PS-ja ka depozituar ne formen e sugjerimeve disa kerkesa konkrete qe shkojne nga nje rikompozim me sens depolitizues te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nje trajtim te specifikuar te identifikimit te zgjedhesve dhe sanksionimin e se drejtes ligjore per transparence te plote ne perfundim te procesit elektoral.
Akuzat e socialisteve sidomos ndaj kreut te KQZ-se Arben Ristani parashtruan nje refuzim te tyre per te besuar me tutje se ekipi i tanishem do te mund te administronte nje proces te rregullt. Nje tjeter kerkese e depozituar te nderkombetaret nga opozita ne shkurt ka qene pajisja e qendrave te votimit me aparate kontrolli apo edhe aplikimin qofte pjeserisht kesaj radhe te identifikimit biometrik te zgjedhesve. Pika e trete e kerkeses kerkonte nderhyrje ligjore ne Kodin aktual Zgjedhor. Por pas ketyre kerkesave ka dale publikisht i pari kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane ambasadori Eugen Wollfarth i cili deklaroi se nuk ka kohe per ndryshime ne Kodin Zgjedhor. Por pas deshtimit te zgjedhjeve te 8 majit kjo teme u rimor po nga diplomati gjerman qe drejton zyren e OSBE-se ne nje seri takimesh me mazhorancen dhe opoziten.