Të pastrehët, nis ndërtimi i 400 apartamenteve
14/05/2009 Banesat sociale, përzgjedhja e familjeve sipas pikëzimit, të parët përfitojnë aplikuesit më të hershëm
Rikthehen përplasjet ndërmjet bashkisë dhe qeverisë për ndërtimin e këtyre banesave
Pranvera Kola
Fillon puna për ndërtimin e 400 banesave sociale për familjet e pastreha në kryeqytet. Ngritja e këtyre banesave do të shtrihet përgjatë zonës tek ish-Uzina e Autotraktorëve. Përveç sistemimit të familjeve në nevojë, pranë këtyre apartamenteve do të ngrihen dhe ambiente të tjera të domosdoshme për një komunitet, ku përfshihen çerdhe, kopsht, shkollë, hapësira kreative për fëmijët e deri në një qendër sociale. Kjo e fundit do të vihet në dispozicion të banorëve, duke krijuar kështu të gjitha lehtësirat e mundshme të jetesës brenda një komuniteti të caktuar. Përfitues të këtyre banesave do të jenë familjet që për vite me radhë kanë qëndruar në listat e pritjes pranë bashkisë për t’u trajtuar nëpërmjet programit të strehimit social. I pranishëm në inaugurimin e këtyre punimeve ishte dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, i cili ka pohuar se numri i apartamenteve që do të ndërtohen për të pastrehët do të shtrihet edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Kjo deklaratë është kundërshtuar menjëherë nga Ministria e Transporteve, e cila nëpërmjet një reagimi ka pohuar se ndërtimi i këtyre banesave mundësohet nga qeveria shqiptare dhe se bashkia nuk mund të marrë atributet e saj.
Përfituesit
Përzgjedhja e familjeve përfituese, duke u mbështetur në kriteret e përcaktuara në ligjin “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, si dhe do të bazohet në sistemin e pikëzimit. Një ndër kushtet kryesore të aplikimit është niveli i të ardhurave që duhet të ketë familja. Ky nivel nuk duhet të jetë nën kufijtë e përcaktuar nga ekspertët e menaxhimit të programit për trajtimin e popullatës me banesa sociale. Ndërkohë të parët në listë derisa të plotësohet numri i apartamenteve të caktuara për këtë shtresë do të jenë ato familje që për vite të tëra kanë aplikuar në programet e strehimit, por që nuk janë trajtuar. Familjet që plotësojnë kriterin e minimumit të ardhurave, si dhe janë në krye të listës do të jenë të parat që do të përfitojnë. Njësitë bashkiake do të hartojnë dhe listat për zonat e tyre, të cilat do t’ia dorëzojnë më pas bashkisë. “Ne po sistemojmë 400 familje, pas përpjekjesh shumëvjeçare, nesër në qeverinë kombëtare dhe bashkë me qytetarët, ne do të mund të bëjmë një politikë të re të strehimit social në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha qendrat urbane, ku kalvari shumëvjeçar i të pastrehëve do të marrë fund dhe një derë e re do të hapet për ato familje që nuk arrijnë dot të blejnë në treg, por për këtë arsye nuk mund të jenë jashtë kushteve të jetesës së një shoqërie normale”, - ka pohuar Rama.
Ndërtimi
Në fazën e parë të këtij projekti është parashikuar ndërtimi i 400 apartamenteve, si dhe do të shihet mundësia e punësimit për këto familje. Për këtë rreth 4500 metra katrorë janë lënë në dispozicion të bizneseve, me kushte lehtësuese për të zhvilluar biznese të vogla, me qëllim punësimin e familjeve të pastreha me probleme ekonomike e sociale dhe kanë nevojë për t’u punësuar, por edhe të qytetarëve të tjerë të Tiranës. Fondet për financimin e këtij projekti janë 12 milionë euro, nga të cilat 6.347 milionë euro janë financim me kredinë e marrë nga Banka e Këshillit të Evropës, e cila do të shlyhet nga Bashkia e Tiranës.
Reagimi i Ministrisë së Transporteve
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Transporteve në lidhje me ndërtimin e 400 apartamenteve për të pastrehët. Nëpërmjet një deklarate ky institucion ka pohuar se
projekti i banesave sociale me qira është nismë e qeverisë shqiptare. “Kryetari i Partisë së Bashkisë gënjeu sot pasdite kur paraqiti si të tijin programin e Ministrisë së Punëve Publike për strehimin. Me një kredi të kontraktuar nga qeveria shqiptare, brenda programit të strehimit të MPPTT-së në Tiranë filloi sot ndërtimi i 360 apartamenteve, pjesë e një kontingjenti për 1100 apartamente që do të ndërtohen në 8 qytete të vendit. Ndërtimi i këtyre apartamenteve duhej të kishte nisur muaj më parë, pasi paratë kanë qenë të gatshme dhe projektet kanë qenë të gatshme. E vetmja gjë që ka munguar kanë qenë trojet, pasi politika e zotit Rama nuk ka troje për të pastrehët, por ka troje për klientët financiarë e politikë të kryetarit të Bashkisë. Në 8 vjet partia e zotit Rama në pushtet nuk ndërtoi as 200 apartamente. Në 4 vjet kjo qeveri ka ndërtuar e blerë në treg 1000 apartamente, ka kontraktuar me Bankën e Këshillit të Europës 1100 apartamente, ka prezantuar paketën me 6000 apartamente të kredituara: 3257 prej të cilave për familjet që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe pjesa tjetër për kontingjentin që gëzon statusin e të pastrehut”, - pohojnë burimet zyrtare të këtij institucioni.