Kreu i OSBE: Presim zgjedhje me standarde
Te respektohet ligji dhe institucionet. Shqiperia ka institucione demokratike dhe kushtet per te zhvilluar zgjedhjet lokale te 8 Majit. Mesazhi kete here u be nga Sekretari i Pergjithshem te OSBE-se, Marc Perrin de Brichambaut, ne viziten e tij te djeshme ne Tirane. Duke komentuar qendrimin e opozites, ende te paqarte per pjesemarrjen ne zgjedhjet lokale te 8 majit, Brichambaut tha se duhet te respektohet ligji. "Ne i kujtojme kujtdo, rregullat praktike qe duhen respektuar lidhur me institucionet. Ne Shqiperi ka institucione demokratike, ka nje kuader legjislativ dhe ligjor, ndaj OSBE-ja, bashke me partneret e saj ka qene e qarte ne kete drejtim", theksoi zyrtari i larte i OSBE-se. Ne kete kuader, ai theksoi se OSBE po punon ne menyre qe te krijohen kushtet, qe zgjedhjet e ardhshme lokale te jene te mira dhe efektive. "Per realizimin e perspektives tuaj afatgjate, ju duhet te beni cdo hap, ne kohen, ne drejtimin dhe menyren me te mire te duhur",-tha Brichambaut. Ai theksoi faktin se OSBE beson qe Shqiperia ka nje te ardhme te ndritur perpara se ajo te vazhdoje te beje, te gjitha ato hapa perpara, ne menyre qe t'i afrohet sa me shpejt objektivit te saj per te qene anetare edhe me aktive e 56 vendeve anetare te OSBE-se dhe e nje familjeje me te gjere, e BE-se dhe NATO-s. Madje si per te kujtuar faktin se zgjedhjet e shkuara, ende te kontestuara ishin te lira dhe te ndershme, Brixhamaut, kujtoi se ODIHR ishte e pranishme ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 dhe ka shprehur mendimin e vet, se keto zgjedhje ishin gjeresisht ne perputhje me angazhimet e Shqiperise dhe se ato shenuan perparim ne zbatimin e angazhimeve te saj. "Ne po punojme ne menyre qe te krijohen kushtet qe zgjedhjet e ardhshme lokale te jene te mira dhe efektive. Per kete qellim, ne Janar ishte ketu nje mision i Kryesise se radhes se OSBE-se dhe ne po pergatisim nje mision te gjere vezhguesish, te cilet do te ndjekin keto zgjedhje se bashku me vezhguesit vendore",-theksoi ai. Nga ana e tij, ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto, siguroi dje se qeveria ka qene gjithmone e gatshme qe te jape te gjitha garancite dhe po i jep keto garanci, ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit. "Ky vend funksionon ne baze te ligjeve dhe ofron te gjitha garancite qe ligjet dhe Kushtetuta garantojne si per individin, per cdo parti politike dhe per gjithe sistemin demokratik",-theksoi ai.
TAKIMET
"Respektoni ligjet per zgjedhjet lokale"
Sekretari i Pergjithshem te OSBE-se, Marc Perrin de Brichambaut, zhvilloi dje takime me Presidentin Bamir Topi, si dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke folur per situaten politike ne vend, kreu i shtetit ritheksoi gatishmerine e tij per te marre cdo veprim te nevojshem qe nxit apo garanton dialogun politik institucional, midis paleve politike. Nga ana e tij, Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se shprehu gatishmerine e kesaj organizate per te ndihmuar vendin tone per te garantuar qe zhvillimi politik i vendit te jete ne perputhje me angazhimet e tij ndaj OSBE-se, parimet dhe standardet demokratike si dhe me aspiratat e tij per te ardhmen. "Ne Shqiperi duhet te rifilloje dialogu politik konstruktiv, brenda institucioneve politike shqiptare dhe te rivendoset serish fokusi i perbashket tek e ardhmja e Shqiperise ne Evrope", u shpreh zyrtari i OSBE-se. Ndersa ne takimin me Kryetaren e Kuvendit, Topalli. Gjate ketij takimi, Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se, Marc Perrin de Brichambaut theksoi rendesine qe ka respektimi i detyrimeve kushtuese per zgjedhjet vendore te 8 majit nga ana e te gjitha partive politike. "Koha eshte ne anen tuaj. Eshte e rendesishme qe te gjithe te respektojne ligjet dhe detyrimet kushtetuese, ne raport me zgjedhjet e ardhshme lokale", theksoi ai. Po diten e djeshme, zyrtari i OSBE-se, zhvilloi takime edhe me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.
Takimi me Edi Ramen. Brichambaut 1:45 minuta ne PS
Dje ne mbremje Sekretari i Pergjithshem te OSBE-se, Marc Perrin de Brichambaut zhvilloi nje takim edhe me kreun e Partise Socialiste, Edi Rama. Ne seline roze, Brichambaut, u prit nga Rama dhe sekretarja per marredheniet me jashte ne PS, deputetja Arta Dade. Takimi mes paleve zgjati jo pak por 1:45. Ne kete takim thelbi i bisedimeve ishin zgjedhjet lokale te 8 majit, ku kreu i opozites ka kerkuar garanci per procesin zgjedhor. Aktualisht, PS ka bere publike tre kushtet ne lidhje me zgjedhjet, riformatim te KQZ-se, kontroll dhe garanci per listat e zgjedhesve dhe siguri per kartat e identitetit.