E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Opozitës, Rama: Regjistrat kombëtarë të gjendjes civile s’janë pastruar nga dublikimet

Partia Socialiste konsideron se regjistrat kombëtarë të gjendjes civile nuk janë pastruar nga dublikimet. Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha sot në një konferencë për shtyp, se "në bazë të të dhënave të konfirmura nga Ministria e Brendshme regjistrat kombëtarë të gjendjes civile përmbajnë mbi 100 mijë dublikime", duke kujtuar se "sipas premtimeve të qeverisë ky proçes duhej të kishte përfunduar në dhjetor të 2008". Duke i cilësuar zgjedhjet e ardhshme parlamentare si historike për Shqipërinë, Rama i kërkoi qeverisë "të nxjerrë një vendim, ku të urdhërohet që në bazë të listës zyrtare të qytetarëve pa pasaportë, të shpërndahet lista e këtyre personave në të gjitha njësitë vendore deri në 31 janar, me qëllim që 740 mijë votuesit që nuk disponojnë pasaportë të mund të pajisen me kartë identiteti deri në ditën e zgjedhjeve". Rama kërkoi gjithashtu ngritjen e një komisioni "ad hock" që të monitorojë proçesin e përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›