E Shtunë, 31 Tetor 2026

T’i japim PD-së atë që i takon për integrimin

Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga 27 vendet anëtare të BE-së përbën një nga dy hapat e fundit që Shqipëria po hedh drejt integrimit të plotë të saj në familjen europiane. Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm historik për vendin tonë, e cila pritet që shumë shpejt të pasohet nga marrja e statusit të vendit kantidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Ndërkohë do të ketë ndodhur edhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, si dhe pajisja e qytetarëve shqiptarë me karta identiteti e pasaporta biometrike. Në këtë mënyrë do të jenë krijuara të githa kushtet për lirinë e lëvizjes dhe liberalizimin e plotë të vizave me vendet e BE-së. Dhe së fundi, të gjitha këto arritje janë dhe do të jenë fryt i qeverisjes katërvjeçare të demokratëve, të cilët u larguan dhunshëm nga ky mision historik nëpërmjet ngjarjeve makabre të ’97-s. Nëse do të heqim aktin e çeljes së negociatave për MSA-në, që u krye në vitet e mandatit të dytë të socialistëve, të gjitha etapat e tjera të integrimit tonë euro-atlantik janë realizuar nga dy qeveritë e demokratëve. Në këto kushte ishte e neveritshme teksa dëgjoje këto ditë zëngjirjen socialiste, e cila donte t’u kujtonte shqiptarëve edhe “kontributin” majtist në këtë proces historik, që në fakt është inicuar dhe po përfundon i menaxhuar nga Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij në qeverisjen e vendit. Ky process do të mbetet në histori si një protagonizëm eskluziv i të djathtëve, sikundër ka qënë i tillë për të majtët rrebelimi dhe dëmtimi komunist i hapave tanë inetgrues, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe herë indirekte, duke filluar nga “molla e pabërë” tek frytet e tjera të papjekura të qeverisjes së tyre nga hija e rëndë e krimit dhe korrupsionit. Sidoqoftë ne nuk mund t’i vlerësojmë realisht përpjekjet integruese të bëra nga qeverisjet e demokratëve, nëse nuk sjellim ndërmend gjithë rrugën e përshkuar deri tani duke filluar nga koha vendimtare dhe hapi i parë që u hodh në këtë drejtim.
Pak më shumë se 18 vjet më parë, në mesnatën e 8 dhjetorit 1990, studentët e ngritur kundër regjimit komunist artikuluan për herë të parë thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Qysh nga ai moment shqiptarët filluan të ëndërrojnë për lirinë, demokracinë dhe standartet e tjera të jetës europerëndimore. Partia Demokratike, që doli nga gjiri i Lëvizjes Studentore, ishte e para parti opozitare në Shqipërinë e dërrmuar nga diktatura hoxhiste që u bë garancia politike e realizimit të kësaj aspirate. Në ato momente të vështira, përballë kishte Partinë e Punës me “levat e saj”, që të gjitha paraardhëse të Partisë Socialiste, të cilat para se sa të shndërroheshin në subjekte elektorale në zgjedhjet “pluraliste” të ’91-shit, ishin ingranazhe të Diktaturës së Proletariatit, të betuara për të mbrojtur me çdo çmim “fitorjet e revolucionit e të socializmit”, duke e mbajtur ende vendin të izoluar nga “imperialistët amerikanë dhe kapitalistët e vendeve të tjera perëndimore”. Por pavarësisht terrorit, gjakderdhjes dhe pengesave të shumta që i krijuan Demokracisë dhe Pluralizimit punistët e të gjithë ngjyrave, Shqipëria kishte hedhur hapin e parë vendimtar drejt familjes europiane. Përpjekja e fundit e dëshpëruar e forcave komunisto-ekstremiste, për të penguar ecurinë e mëtejshme të procesve demokratike, në ditët e para të pluralizmit, ishin “Shoqatat e Vullnetarëve të Enverit”, një variant “i rinovuar” i të cilave u bënë më vonë në ngjarjet e rënda të vitit ’97, “Komitet e Shpëtimit Kombëtar”. Manovrimet e tjera me subjekte elektorale - “levat” e PPSH-së  dhe kongresin rinovues kishin për qëllim mbijetesën e tyre puniste në kushtet e pluralizimit dhe ekonomisë së tregut. Por në 22 mars të ’92-shit shqiptarët votuan në mënyrë plebishitare për Partinë Demokratike, tek udhëheqja e të cilës ata shpresonin se mund të bënte realitet ëndërrën e tyre europiane. Dhe Partia Demokratike asnjëherë gjatë viteve të pushtetit të saj nuk i zhgënjeu shqiptarët e etur për liri dhe demokraci, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën e mori për herë të parë drejtimin e pushtetit dhe stërkëmbshave komunist që iu vendosën asaj në ato vite.
Megjithatë në muajt që pasuan zgjedhjet e 22 marsit 1992, për shumëkënd ishte gati utopi të mendoje Europën, kur alarmi komunist  për “6 ditë bukë” i Ylli Bufit jehonte ende në veshët e qytetarëve shqiptarë. Inflacioni ishte treshifror, kurse ekonomia e vendit mbahej me ndihma humanitare. Të ashtuquajturat fabrika, uzina dhe ndërmarrje të tjera prodhuese të monizmit po falimentonin njera pas tjetrës, bujqësia ishte paralizuar dhe papunësia kishte arritur shifra rekord. Karvanët e emigrantëve shqiptare vërrshonin çdo ditë në të gjithë drejtimet, përtej kufijëve tanë shtetror dhe vendi i ngjante një gërmadhe gjigande. Kishte shumë nga ata që mendonin se kishin përfunduar nga “shiu në breshër”. Por qeveria e Partisë Demokratike operoi më shpejtësi për të ndryshuar situatën, duke ndërmarrë reforma të shumta për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe instalimin e ekonomisë së tregut si e vetmja rrugë për zhvllimin dhe integrimin e vendit. Dhe rezultatet nuk munguan të vinin më shpejt se sa ishte parashikuar nga eksepertët vendas e të huaj. Kështu që qysh në vitin ’94, Shqipëria arriti të realizojë rritje ekonomike dyshifrore, ndërsa një vit më vonë nivelin më të lartë të këtij treguesi në shifrat 13,3%. Institucionet e ndryshme ndërkombëtare shpreheshin atëherë me superlativa për “mrekullinë shqiptare”, duke e konsideruar Shqipërinë “vendin e suksesit suprizë”. Më skeptikët prej tyre mendonin se, “me këtë ritëm zhvillimi, Shqipërisë nuk i duhej më shumë se një dekadë për të arritur nivelin e vendeve më të zhvilluara të Europës Qëndrore dhe Lindore”, gjë e cila do të thotë që sot vendi ynë do të ishte në BE, përkrah Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë, Sllovenisë, Letonisë, Estonisë, Lituanisë, etj., qysh në maj të vitit 2004. Por vlerësimi dhe inkurajimi i ndërkombëtarëve nuk ishte vetëm i natyrës verbale. Në kancelaritë perëndimore po përgatitej stimulimi konkret i këtij progresi mbreslenës, ku akti i parë domethënës në këtë drejtim ishte pranimi i Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Europës në 29 qershor 1995; një shpërblim i merituar ky sa për rezultatet spektakolare të reformave ekonomiko-shoqërore aq dhe për plotësimin e disa kushteve të tjera më shpejt se shumica e vendeve ish-komuniste të Europës Lindore. Social-komunistët e treguan menjëherë fytyrën e tyre antiperëndimore, pasi menjëherë dolën kundër anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizëm të rëndësishëm, me teorinë e tyre maoiste të “mollës që ende nuk ishte pjekur”. Ngjarjet e mëvonshme, sidomos ato të ’97-ës treguan se ky qëndrim nuk ishte “për inat të sime vjehrre…”, po për shkak të strategjisë së tyre antiintegruese, duke dëshmuar kështu hapur origjinën dhe psikologjinë e tyre marksiste-leniniste, si mënyra e vetme bolshevike për rikthimin e pamerituar në pushtet. Konsolidimi i demokracisë dhe integrimi i Shqipërisë i nxirrte ata përfundimisht jashtë lojës politike, ndaj u hodhën menjëherë në sulëm, duke filluar me prishjen e zgjedhjeve të 26 majit 1996. Në pamje të parë dukej sikur me këto veprime ata mbështesnin maturimin e proceseve demokratike, por në fakt hakmerreshin në mënyrë diabolike me të ardhmen e Shqipërisë. Nëntëdhjetë e gjashta ishte koha kur po formuloheshin tezat e projekt-Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me synim çeljen e negociatave gjatë vitit ’97 dhe ndërmarrjen e reformave të tjera integruese në fushën e ekonomisë, sikundër ishte midis tyre dhe strategjia e privatizimit masiv. Megjithatë rezultatet e arritura ishin një bazë e mirë për të ardhmen dhe nuk mund të zhbëheshin aq lehtë. Kësisoj në vitin e fundit të mandatit të parë qeverisës  të demokratëve sipërmarrja private jepte gati 75% të PBB-së, sigurisht e mbështetur fuqishëm nga investimet e huaja, të cilat në këtë periudhë arritën nivelin e tyre më të lartë. Po kështu qeveria “Meksi” arriti që gjatë ’96-ës të nënshkruajë me miliarda dollarë projekte investimesh me donatorët e huaj për sektorin energjitik, infrastrukturën rrugore, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, turizimin e kështu me radhë.
Por rrebelimi komunist i vitit ’97 do t’i shumëzonte me zero të gjithë arritjet dhe hapat integrues që kishte bërë Shqipëria drejt familjes europiane dhe për tetë vjetë rresht ajo do të qëndronte në vend numëro. Kësisoj, vendin e “mrekullisë shqiptare” e zuri “amullia dhe stanjacioni” dhe treguesit pozitiv të ekonomisë tonë u shndërruan në “rekorde të zeza”. Rrebelimi komunist i ‘97-ës u pasua nga vrasja “ilegale” e Liderit Historik të Dhjetorit në ‘98-ën, krizat energjitike të pas ‘99-ës, bllokimi i privatizimeve strategjike dhe reformave të tjera të rëndësishme për 3-4 vjetë rresht qysh nga viti 2000, përkeqsimi i vazhdueshëm i treguesve socialë-ekonomikë, thellimi i tejskajshëm i varfërisë, rritja galopante e korrupsionit, etj. Treguesi i rritjes ekonomike ra gati 3 herë krahasuar me vitet ’95 - ’96, numëri i të papunëve u rrit po me këtë shifër, ndërsa kontributi i dikurshëm i sektorëve prodhues në strukturën e PBB-së u zvendësua nga sektori i shërbimeve dhe sektorët e tjerë dytsorë të ekonomisë, e kështu me radhë. Nga ana tjetër në vitin e parafundit të pushtetit majtist, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duke shqyrtuar në një seancë të veçant respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të vendit tonë si anëtare e KE-së qysh nga viti ’95, arrinte në konluzionin se ky bilanc nëntëvjeçar rezultonte tërësisht negativ. Në këto kushte Komisioneri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Chris Patten  dha alarmin para komitetit parlamentar të Çështjeve Evropiane lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin, mungesën e vullnetit politik të qeverisë për zgjedhje të lira e të ndershme, etj. “Qeveria shqiptare ose të bashkëpunojë me ne dhe të ecë përpara, - tha atëherë zoti Patten, - ose mund të vazhdojë të injorojë mesazhet tona të qarta. Dhe në këtë rast, unë mund të parashikojë vetëm stanjacion apo amulli në proçesin e saj të integrimit evropian”. Disa politikanë të lartë europianë po e humbisnin durimin me ne dhe kishin arritur deri aty sa të propozonin me dhimbje përjashtimin e Shqipërisë nga KE. Paralajmërimi ogurzi bëhej në mbyllje të vitit të parë të negociatave për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe në ditën e pranimit të tetë vendeve ish-komuniste të Lindjes evropiane në BE. Ishte arritur në këtë pikë kritike pasi qeverisja majtiste e tetë viteve rresht për periudhën ’97-’05 funksiononte sipas parimit leninist: “një hap para, dy hapa prapa”. Kësisoj, procesi i parahapjes dhe ai i negociatave për firmosjen e Marrëveshjeve së Stabilizim-Asociimit  që filloi në vitin ‘99 do shndërrohej në procesin më të gjatë në historinë e Bashkimit Europian, dhe do të mbyllej vetëm pas ardhjes në pushtet të demokratëve me firmosjen e MSA-së në qershor ’06. Në këto kushte nuk e di se me ç’kurajo mund të dilet sot para shqiptarëve nga  politikanët e majtë për t’ju thënë paturpësisht atyre se, “edhe ne kemi kontribuar për integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike(!?)…
Natyrisht, nuk ka asnjë mëndyshje se hapat e hedhura deri tani në rruëgn e integrimit perëndimor të shqiptarëve janë meritë eskluzive e qeverisjes së demokratëve  në vitet ’92-’96 dhe ‘05-’09. Po të mos ishte futur si pykë në mes qeverisja tetëvjeçare e të majtiëve, këto procese do të kishin përfunduar para vitit 2005, mbase dhe më shpejt. Ritmi i hapeve integrues këto 3-4 vitet e fundit, pse jo dhe arritjet apo vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare për realitetin e viteve ’92-’96 janë dëshmia më e mirë në këtë drejtim. Siç u konfirmua këto ditë, nuk u deshën më shumë se 2 vjetë e gjysëm kohë qysh nga nënshkrimi i MSA-së për të mbyllur ratifikimin e saj nga 27 vendet anëtare të BE-së, që përbën një rekord të ri në  historinë e integrimit të vendeve ish-komuniste të Europës Lindore në Bashkimin Europian. Po kështu, gjatë kësaj periudhe u realizua marrja e ftesës për anëtarësimin në NATO, pavarësia e Kosovës dhe vizita në Shqipëri e të parit president në detyrë i SHBA-së. Duket sikur këto dy ngjarjet e fundit nuk kanë lidhje me proceset integruese por kjo s’është aspak e vërtetë. Përderisa këto ngjarje kanë lidhje me demokracinë, stabilitetin rajonal dhe vlerësimin për partneritetin dhe arritjet tona qeverisëse, janë të lidhura në mënyrë të padiskutueshme me çështjen e integrimit tonë euro-atlantik. Sigurisht, asgjë nuk është arritur me “frymën e shenjtë” por me punë e reforma të mëdha. Qysh në ditët e para të konstituimit të kabinetit qeveritar, kryeministri Berisha riktheu seriozitetin dhe përgjegjësinë institucionale të qeverisjes, manifestoi vullnet të hekurt për të goditur pa mëshirë krimin dhe korrupsionin, arriti të përmbysë tablonë e mjerë ekonomike dhe të ndërmarrë reforma mbreslënëse me efektivitet të lartë në konsolidimin e ekonomisë së tregut, demokracisë dhe shtetit ligjor. “Kjo është mrekulli e lirisë”, siç tha Berisha në Samitin e NATO-së në Bukuresht, por aq sa ç’është dhe mrekulli e përgjegjësisë qeverisëse të Liderit demokrat, i cili në të gjitha postet e larta drejtuese si kryetar i Partisë Demokratike dhe President e Kryeministër i vendit u bë dhe vazhdon të jetë protagonisti “Number One” i integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Faktet dhe historia e pluralizmit shqiptar këtë dëshmojnë, ndaj asnjë kritizerë sado i indoktrinuar dhe robëruar që të jetë s’ka rrugë tjetërveçse t’i jap PD-së dhe Berishës atë që u takon për lirinë dhe integrimin tonë. Historia nuk mund të mohohet dhe aq më pak të injorohet e deformohet kaq lehtë në kohën e sotme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›