E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja Topalli merr pjesë në ceremoninë e Betimit të Presidentit Obama

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është nisur drejt Ëashingtonit, (SHBA) ku do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të zgjedhur Barak Obama, në 20 Janar 2009. Zyra e shtypit e Kuvendit bën të ditur se "ceremonia, që do të mbahet në mesditë në Capitol,  pritet të ndiqet drejtpërsëdrejti nga afro 4 milionë njerëz". Presidenti Barack Obama do të kryejë betimin prej 36 fjalësh dhe më pas, do të mbajë fjalimin e inagurimit, duke i folur kombit amerikan dhe botës për herë të parë, si president i SHBA. Ngjarjet e inaugurimit të Presidentit Obama, kanë filluar më 17 janar me udhëtim me tren, që u nis nga Filadelfia, për të mbërritur në Ëashington D.C. "Pranvera e ngrohtë dhe ditë më të mira do të vijnë për SHBA", deklaroi Presidenti i zgjedhur Obama, pasi mbërriti me tren, në Ëashington.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›