E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Qeveria e re mund të marrë statusin. Meta: Angazhim për reformat

meta-sequiTiranë- Pas takimit që pati dje në selinë rozë me kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Ettore Sequi është takuar sot me partnerin kryesor të qeverisë së majtë, Ilir Metën e LSI-së.

Në një konferencë për mediat pas takimit, ambasadori Sequi tha se gjithëpërfshirja në përmbushjen e reformave të nevojshme do ta bëjë Shqipërinë të ecë përpara në rrugën drejt integrimit në BE.

Të ecet përpara në mënyrë të suksesshme në rrugën drejt BE-së. Pas zgjedhjeve ne kemi besim se do të ketë një tranzicion të mirë drejt pushtetit, që të përqëndrohet puna të axhenda e reformave të nevojshme për Shqipërinë. Mbeta i kënaqur nga përdorimi i një fjalë, gjithëpërfshirje që është kyçe, sepse procesi i integrimit është proces që përfshin të gjithë vendin. Të gjitha mundësitë janë për vendin që të merret statusi i vendit kandidat, ne kemi besim që kjo do të jetë e mundur edhe në sajë të këtij angazhimi të ri,- tha Sequi.

Në fjalën e tij zoti Meta siguroi zotin Sequi se LSI-ja është e angazhuar për përmbushjen e reformave për marrjen e statusit dhe integrimin në BE.

Këto zgjedhje dhanë një mesazh të qartë, për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit evropian të vendit. E garantova ambasadorin Sequi se do të vazhdojmë të punojmë akoma më shumë për të çuar përpara reformat që shpejtojnë marrjen e statusit kandidat. Eshtë e gjithë mundësia për të krijuar një klimë me themele afatgjata të bashkëpunimit midis mazhorancës së re dhe opozitës së re,- tha Meta duke vënë theksin se politika konstruktive do të dominojë vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›