Tiranë, 12 vite burg Lazen, akuzohet për mashtrim
Gjykata e Tiranës shpalli fajtore Albana Lazen, e akuzuar për mashtrime në shuma të madha dhë për shpifje. 35-vjecarja u premtoi familjarëve të Shullazit dhe Ferhatit se do ti nxirrte nga burgu në këmbim të 150 mijë eurove.
TIRANE- Gjykata e Tiranës shpalli fajtore Albana Lazen dhe e dënoi me 12 vjet burg, aq sa kishte kërkuar edhe Prokuroria në konkluzionet e procesit. Ajo u akuzua për mashtrim në shuma të mëdha dhe shpifjes për shkak të detyrës.
Gruaja 35-vjecare u cilësua fajtore për mashtrimin që u kishte bërë disa shtetasve duke ju premtuar se do t'i nxirrte nga burgu të afërmit e tyre, në shkëmbim të 150 mijë eurove.
Por përvec mashtrimit që i kushton 12 vjet jetë në qeli, gjykata u shpreh në vendimin e saj, se Laze dënohet edhe me një vit burg për shpifje ndaj zyrtareve, pasi ka përdorur emrin e disa juristëve për të arritur qëllimet e saj.
Të dyja dënimet të bashkuara u lanë nga gjykata me 12 vjet heqje lirie. E pandehura e ka ndjekur në qetësi shpalljen e vendimit.
Albana Laze dyshohet edhe për raste të tjera mashtrimesh, por cështja që e dërgoi atë në qeli ka lidhje me kallëzimet e familjarëve të Emiliano Shullazit dhe Genci Ferhatit, edhe këta të dy në burg për vepra të rënda penale. (e.n/News24/BalkanWeb)