Votuesit grek shkëlmojnë partitë e mëdha nga Parlamenti
Greqi- Dy partitë qeverisëse në Greqi të cilat u përballen me masat shtrenguese kanë humbur shumicën e tyre në Parlament në zgjedhjet e së djelës.
Me pothuajse të gjitha votat e numëruara partia e qëndres së djathtë, Demokracia e Re po udhëheq me 18.9% të votave nga 33.5% që kishte në vitin 2009.
Nga ana tjetër partia e qëndres së majtë, Pasok është në vendin e tretë më 13.2% nga 43.9% që pati në zgjedhjet e shkuara. Ndërkohë që koalicioni i krahut të majtë Syriza është në vend të dytë më 16.7% të votave.
Pasok dhe Demokracia e Re kanë qënë në koalicion qeverisës që prej Nëntorit të shkuar. Ndërkaq që Syriza kundërshton fort masat shtrënguese të qeverisë për nxjerrjen e vendit nga kriza.
Analistët thonë se Greqia është zhytur në një periudhë jostabiliteti të madh kur tani do të luftohet për të krijuar një qeveri. Demokracia e Re dhe Pasok duket se janë mundur nga koalicioni antimasa Syriza. Lideri i saj Alexis Tsipras tha se dëshiron të formojë një qeveri alternative duke refuzuar angazhimet e Greqisë lidhur me marrëveshjen me Trojkën.
Një tjetër parti kundër masa shtrëguese është ajo e se djathtës ekstreme e Golden Dawn e cila pritet të ulët për herë të parë në parlament pasi ka marrë gati 7% të votave. Ka një sërë pyetjesh: A do të thërrasë Demrokacia e Re zgjedhje të reja nëse nuk arrin të fitojë mjaftueshëm deputetë për të udhëhequr vendin? A do të kërcënojë thirrja për refuzim të masave shtrëguese qëndrimin e Greqisë në zonën Euro?
Teska ditë tensioni priten përpara ajo që është e qartë është se shumica e grekëve kanë folur kundër kursimit dhe kjo do të jetë e vështirë për komunitetin ndërkombëtar për të kërkuar masa të reja shtrënguese. Lideri i ri i Demokracia e Re, Antonsi Samaras tha se mund të formojë një qeveri të shpëtimit kombëtar për të mbajtur vendin në euro. Por ai tha se do të kërkojë të ‘ndryshojë’ marrëveshjet e Greqisë më BE dhe FMN në mënyrë që të nxisë rritjen ekonomike.
Syriza tha se do të formojë një qeveri koalicioni të krahut të majtë dhe do të refuzojë kushtet e marrëveshjes së kreditimit më BE dhe FMN. ‘Partitë që nënshkruan memorandumin me BE dhe FMN tani janë në pakicë. Publiku i ka delegjitimuar ato’- tha Tsipras.
Ndërkohë që lideri i Pasok, Evangelos Venizelos bëri thirrje për një parti koalicioni pro Evropës. Në vendin e katërt u rendit e djathta ekstreme më 10% të votave, Grekët e Pavarur. Lideri i saj ka përjashtuar bashkëpunimin më Pasok dhe me Demokracia e Re. Negociata e koalicionit do të nisin gjatë tre ditëve. Nëse ato dështojnë partia e dytë mund të përpiqet të formojë një koalicion, e nëse edhe ajo është e pasukesshme partia e tretë do të marrë mandatin.
Aftësia e çdo qeverie për të çuar përpara programin e kursimit do të jetë vendimtare për qasjen e vazhdueshme të Greqisë në fondet e Brukselit për të shpëtuar vendin nga falimenti. Çdo paqëndrueshmëri politike do të vërë në pikëpyetje vendin e Greqisë në Eurozonë.
Berisha uron Demokracinë e Re për fitoren
Kryeminsitri shqiptar, Sali Berisha ka uruar partinë e djathtë greke Demokracia e Re me rastin e fitores së saj në zgjedhjet parlamentare të së djelës. ‘Me anë të kësaj letre dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për fitoren tuaj në zgjedhjet Parlamentare të 6 majit. Kam bindjen e thellë se duke votuar për ju në timonin e qeverisjes së vendit të tyre, zgjedhësit grekë kanë bërë zgjedhjen më të mirë për ta dhe për të ardhmen e vendit tuaj. Vendosmëria dhe vizioni Juaj janë një garanci e madhe për nxjerrjen nga kriza të Greqisë mike dhe vendosjen e saj në rrugën e prosperitetit që meriton. Jam i bindur se nën drejtimin tuaj Greqia do ti arrijë objektivat e saj. Dëshiroj me këtë rast t’ju siguroj se mbetem tërësisht i interesuar dhe i vendosur për një bashkëpunim të ngushtë e të gjithanshëm midis të dy forcave politike, të dy vendeve e kombeve tona në interesin më të mirë dypalësh dhe atë të rajonit në tërësi. Duke shpresuar t’Ju pres në Tiranë, në kohën më të përshtatshmë për Ju, edhe një herë pranoni, I dashur mik, urimet e mia më të mira për fitoren në zgjedhjet e djeshme’.
Dorina Bilbili/IDEA/