E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahija Vendosem 40 mije kasa biznesi Gjoba per ata qe skane

/ /

Shifrat i dha dje drejtori i Pergjithshem i Tatimeve Gazmir Spahija duke theksuar se kjo ka qene edhe nje nga ceshtjet qe Administrata Tatimore ka ndjekur me afer. Gjate nje takimi me bizneset e Dhomes Amerikane te Tregtise Spahija beri me dije se per bizneset qe nuk kane zbatuar kete detyrim te ligjit jane marre masa administrative me gjoba dhe ndonjehere deri ne bllokim aktiviteti. Nderkohe qe kane shprehur vendosmerine per te vijuar me fiskalizimin edhe pse afatet ligjore kane perfunduar. Permes fiskalizimit eshte dhene nje impakt pozitiv ne deklarimin e shitjeve te tatueshme. Vetem ne fushen e karburanteve jane vendosur 750 pajisje fiskale pra mbi 80 per qind e subjekteve. Instalimi i pajisjes fiskale realizohet nga shoqerite e autorizuara nga Ministria e Financave. Deri me sot jane instaluar 40 mije pajisje fiskale. Administrata po e sheh kete proces me vemendje pavaresisht se afatet ligjore kane perfunduar tha Spahija. Ai u shpreh se jo vetem per bizneset por edhe per shoqerite e autorizuara qe tregtojne kasa jane marre masa ndeshkimore ne rastet kur nuk jane zbatuar afatet per sherbimin qe duhet te ofron prane biznesit.
Bizneset
Bizneset anetare te Dhomes Amerikane te Tregtise edhe pse kane vleresuar si pozitive nismen per fiskalizimin e biznesit jane shprehur se kjo nuk ka zhdukur evazionin fiskal. Sipas disa prej  tregtareve me te medhenj te automjeteve ne vend ata po konkurrohen nga persona te palicencuar qe shesin pa fatura tatimore ne tregun e zi. Nje prej tyre madje kerkoi qe te njesohen te gjitha faturat. Kerkoj te njesohet fatura e TVSH - se per te gjitha bizneset ne Shqiperi te ekzistoje vetem fatura e TVSH-se dhe jo fatura te thjeshta tatimore. Realisht po behet shume evazion fiskal nuk deklarohet xhiro pagat e punonjesve fitimet e realizuara tha biznesmeni Hari Lena. Nderkohe qe sipas nje tjeter anetari te Dhomes kontrolli i bizneseve per pajisjet fiskale duhet ti kaloje vetem Tatimeve duke perjashtuar bashkite. shte fitore rimbursimi i kasave fiskale por ky sistem nuk po funskionin sic duhet. Shifra e dhene prej jush prej 56 per qind eshte e vogel. Dhe biznesi nuk regjistron xhiron reale. Si proces me duket i deshtuar. Problem ka dhe me pushtetin vendor dhe me punonjesit e tatimeve per sa i perket kontrollit ndaj biznesit. Sot vetem 30 per qind e biznesit te madh po kryen faturime per biznesin e vogel. do mall qe shitet duhet te shoqerohet me kupon tatimor dhe duhet nje kontroll me i madh. Propozoj qe kontrolli i bizneseve ti kaloje vetem tatimeve dhe jo bashkive u shpreh Albert Nasto.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›