Kreu i PS në Mal të Zi, takon komunitetin shqiptar
MAL I ZI- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka udhëtuar drejt Malit të Zi, ku zhvilloi takime me drejtuesit vendorë si dhe komunitetin shqiptar. Ndalesa e parë ka qënë në Ulqin, ku u prit nga kreu i komunës Nazif Cungu teksa diskutuan për turizmin dhe zhvillimin e tij në të ardhmen.
Ndërkaq, vizita në shtetin fqinj vijoi më tej në Tuz, ku Rama diskutoi me komunitetin shqiptar atje për të ardhmen e shqiptarëve.
“Besoj se kemi të gjitha mundësitë sot, në këtë kohë të re që brezave ti lejmë pas një tokë mbi të cilën të mund të korren fryte të dobishme dhe jo një tokë të djegur ku nuk mbin e ardhmja. Sic ka ndodhur për shekuj dhe dekada me radhë, në vendet e Ballkanit të përvëluar nga konfliktet brendshme, nga urrejtja, nga nacionalizmat e verbër dhe nga mungesa e komunikimit me njëri-tjetrit.”,- theksoi kryesocialisti Rama.
Rama tha se të gjithë duhet të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve, ndërsa më pas diskutimet vijuan për pikëpamjet e PS në Shqipëri.
(el.m/news24/BalkanWeb)