Kreshnik Spahiut i refuzohet e drejta të flasë në seancë plenare
27/01/2012 Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nisur nga mohimi i fjalës në seancën dëgjimore të Komisionit të Ligjeve, zhvilluar më datën 18 janar 2012 mbi ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e veprimtarisë së Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, prej të cilit kryetari i këtij komisioni kuvendor në mënyrë arbitrare dhe aspak morale nxori jashtë këtij komisioni z. Kreshnik Spahiu vetëm 10 minuta pas nisjes së seancës dëgjimore, duke thirrur edhe forcat e sigurisë për të nxjerrë jashtë titullarin e një institucioni kushtetues, ndërmori mëngjesin e së enjtes, datë 26 janar 2012, një komunikim institucional me Kuvendin e Shqipërisë.
Kërkesa e parashtruar nga zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë me numër protokolli 105, datë 26 janar 2012 (shihni dokumentin bashkëlidhur), i kërkon publikisht dhe institucionalisht Kryetares së Kuvendit, zonjës Jozefina Topalli, mundësinë dhe të drejtën e fjalës në seancën plenare kur rendi i ditës të nisë procedurat për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e tij, në mënyrë që të garantohet parimi për një proces të rregullt ligjor dhe mbi të gjitha të drejtë, parim ky i shkelur nga Komisioni i Ligjeve.
Në kërkesën e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Kreshnik Spahiu, përmes rrugëve i nstitucionale, duke zbatuar të drejtat kushtetuese dhe ligjore për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, duke qenë se në Komisionin parlamentar të Ligjeve kjo e drejtë iu mohua, ka marrë përgjigje negative me shkrim (shih dokumentin nr. 2 bashkëlidhur në këtë e-mail) nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Marlind Myftiu, i cili i ka sugjeruar zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të lexojë Rregulloren e Kuvendit, pa referuar asnjë pikë apo nen të saj, sipas së cilës ai nuk mund të flasë në seancë plenare.
Lidhur me këtë vendim të Kuvendit të Shqipërisë zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë denoncon sërish vendimin për të mos lejuar atë të flasë dhe të vetëmbrohet për akuzat e ngritura ndaj tij e mbi të gjitha mbi sulmin që po i bëhet një institucioni kushtetues si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilit Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka garantuar autonomi të plotë vendimmarrjeje si rrjedhojë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, për të cilin Kuvendi i Shqipërisë, 33 deputet të mazhorancës, po tregojnë mungesë respekti, duke shkelur Kushtetutën në mënyrë flagrante.
Topalli i përgjigjet Spahiut
Në letrën që nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu i kishte dërguar dje kryeparlamentares Topalli ku i kërkonte të ketë të drejtën e fjalës në seancën parlamentare ku mazhoranca votoi ngritjen e një komisioni hetimor për të.
“Kërkoj të flas në Kuvendin e Shqipërisë, pasi Komisioni i Ligjeve më mohoi të drejtën e fjalës. Kuvendi ka detyrim të më dëgjojë”, shkruan Spahiu në letrën e tij. Por kryeparlamentarja Topalli e ka refuzuar kërkesën e Spahiut për të folur në seancën e djeshme plenare. “Në përgjigje të shkresës suaj nr. 105, datë 26.01.2012, lutemi të lexoni Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Ju nuk mund të flisni në Seancë Plenare.” – shkruan Topalli në përgjigjen e saj.